Date of Award

Winter 1-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Naim Preniqi

Language

Albanian

Abstract

Ky hulumtim është fokusuar në analizimin e disa framework-ave të cilët përdoren për krijimin e frontend-eve të aplikacioneve. Framework-ët në ditët e sotme e kanë lehtësuar shumë zhvillimin e aplikacioneve, ata ofrojnë shumë klasa të gatshme, gjë që ia lehtësojnë punën zhvilluesve. Dita ditës numri i këtyre framework-ave po rritet, zhvilluesit duhet të zgjedhin njërin nga framework-ët për të punuar, por për t’a zgjedhur njërin nga ta, framework-ët duhet analizuar. Kërkimet për këtë studim janë bërë në web faqe përkatëse me literatura rreth framework-ave që janë caktuar për t’u analizuar, si dhe krahasimeve ndërmjet tyre. Qëllimi i këtij studimi është analizimi i framework-ave për krijimin e pjesës së frontend-it të zhvillimit të një web aplikacioni, të bëhet krahasimi ndërmjet këtyre framework-ave, përparësitë e një framework-u në krahasim me tjetrin, etj. Fillimi i këtij studimi ka qenë gjetja e literaturës së duhur për temën përkatëse, kërkimi në web faqet e ndryshme për gjetjen e literaturës së duhur rreth këtij studimi, mbledhja e materialit të duhur, e më pas fillimi i punës për temën e diplomës. Puna e bërë për gjetjen e materialit ka rezultuar e suksesshme pasi që gjithçka që ka qenë e nevojshme është gjetur.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1742

Share

COinS