Date of Award

Fall 10-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albania

Abstract

Shtëpia e cila kam zgjedhur për të punuar është një ndër tipet e shtëpive e përdorur më së shumti në komunën e Ulqinit, fshati Bojk. Shtëpia që unë kam zgjedhur është quajtur ,,Kulla e Ulqinakut”. Me qenë se kjo shtëpi përballet me shumë probleme atëherë unë vendosa që ta marr si shqyrtim shëndrimin e kësaj shtëpie të viteve 80-ta, në një shtëpi moderne që i plotëson të gjitha kushtet e një ndërtese bashkohore si në ruajtjen e energjisë, definimit te funksionit si dhe të ketë ndotje sa më të vogël të ambientit. Përvec problemeve të shumta që i ka kjo shtëpi, sic janë hapësirat e vogla, orientimi jo i sakte i hapësirave të mbrendshme, e shumë të tjera, problem tjetër kryesor është edhe shkatërrimi i tyre për të ndërtuar një shtëpi të re moderne. Me rrënimin e kësaj shtëpie egzistuese ne i shkaktojmë ambientit një ndotje të madhe, ndikon negativisht në ekonominë e ndertimit të shtëpise së re, gjithashtu problematikë tjetër janë edhe kujtimet e vet shtëspisë të cilat nuk mund ti humbasim dhe ja vlen që ti kujtojmë si histori e të kaluarës dmth. ne e rikonstruojmë shtëpinë por jetojmë në ato kujtime. Hapat që kam ndërrmarrë për hulumtimin e kësaj shtëpie ishin shqyrtimi i literaturave të ndryshme, informacionet e drejtëpërdrejta nëpërmjet vizitave dhe kontakteve që kam pasur me pronarin e kësaj shtëpie. Arkitektura e kësaj shtëpie kryesisht bazohet në materialet sic janë: guri dhe betoni. Duke pasur parasysh materialet bashkohore, jam munduar që të bëj shëndrimin e kësaj shtëpie në shtëpi bashkohore me intervenime sa më të vogla dhe me rezultat të kënaqshëm për investitorin si nga ana ekonomike ashtu edhe atë të ruajtes së ambientit dhe energjisë. Si përfundim me këtë objekt dëshiroj të krijoj një shtëpi të stilit modern dhe krijimin e një ideje se objektet e vjetra mund të ridizajnohen dhe mund ti plotësojnë të gjitha kushtet e jeteses, njësoj si objektet e reja.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.795

Included in

Architecture Commons

Share

COinS