Date of Award

Summer 7-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Armend Muja

Language

Albanian

Abstract

Niveli i konkurrueshmërisë në Kosovë është mesatarisht në rritje, për të krijuar një konkurrueshmëri adekuate më së shumti duhet investimi në Stabilitet politiko-ekonomik dhe Edukim. Cdo ditë e më shumë cmimet e produkteve bien në krahasim me periudha të caktuara pasi shumë vende po investojnë në krijimin e një konkurrueshmërie të shëndetshme në krahasim me vendet tjera. Konkurrueshmëria e një vendi pasqyrohet nga efikasiteti i 12 (dymbëdhjetë) shtyllave kryesore (Global Competitiveness Report), shfrytzimi i këtyre kapaciteteve investuese dhe rregullimi i shtyllave kryesore mund të shpie në një stabilitet të gjatë dhe të forcuar ekonomikisht si dhe konkurrueshmëri të shëndetshme në krahasim me vendet tjera. Investimet në përforëcimin e teknologjisë së prodhimit (Sofistikimit biznesor) si dhe inovacionit janë asetet kryesore për krijim të avanatazhit konkurrues në tregun global. Sofistikimi biznesor ka ndikuar gjithmonë në përshpejtim të proceseve të ndryshme ekonomike por në përgjithësi aftësia e prodhimit të materialeve ose elementeve të kërkuara nga tregu, gjë që ka dërguar në përshpejtim të inovacionit për krijimin e produkteve, shërbimeve ose operacioneve të reja. Investimet kryesisht në edukim si dhe teknologji janë asetet kryesore që shërbejnë në përforëcimin e aftësisë së adoptimint teknologjik nga njerëzit si dhe ngjalljes së mendimit për krijimin e produkteve dhe shërbimeve të reja.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1832

Included in

Business Commons

Share

COinS