Date of Award

Summer 7-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mirjeta Domniku

Abstract

Qëllimi i hulumtimit është paraqitja e vështirësive dh e alternativave të profitit në sistemin bankar në Kosovë. Hulumtimi ka për qëllim të tregoj sa është e rëndësishme përzgjedhja e investimeve për zhvillimin e një biznesi ku ky zhvillim duhet të e adresoj biznesin në ekonomin e shkallës dhe jo të rris shpenzimet. Metodat hulumtuese të përdorura për zhvillimin e hulumtimit janë metodat sekonda me të dhëna kuantitative për arsye se kemi cilësuar besueshmërinë e lartë të dhënave nga sektori bankar, jo se janë sektori me etikën me të lart por kanë shtatë shtresa ligjore që mbikëqyren në operacionet që i bëjnë. Gjithsej janë grumbulluar 574 të dhëna nga 24 variabla të ndryshme në 24 periudha kohore, për paraqitjen e rezultateve janë përdor metoda statistikore përshkruese, korrelacioni dhe regresioni. Me hyrjen në hulumtim sqarohen llojet dhe burimet e ekonomisë së shkallës, më pas shqyrtohet literatura nga 66 publikime të ndryshme për temën. Rezultatet e hulumtimin janë verifikimi i 7 hipotezave shkencore, ato janë H1- Institucionet financiare fokusohen drejt fitimi pavarësisht ndjeshmërisë së depozitave. H2- Procredit Bank si një bankë Gjermane karakterizohet me dis-ekonominë e shkallës. H3- Bankat komerciale nuk kanë lidhje pozitive mes rritjen e kredive dhe rritjes së kthimit në ekuitet. H4- Bankat komerciale me rritjen e depozitave e rrisin shumën e investimeve pa risk. H5- Bankat komerciale me rritjen e ekuitetit nga pronarët e rrisin edhe shumën e investimeve pa risk. H6- Ekonomia e shkallës nuk është mënyra e vetmet për të zvogëluar pjesëmarrjen e kostove fikse në margjinat e profitit. H7- Me rritjen e afatizimeve nga klientët rriten të hyrat neto, pavarësisht se banka paguan më shumë interes klientëve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1839

Included in

Business Commons

Share

COinS