Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Nehat Ramadani

Language

Albanian

Abstract

Programet e besnikërisë janë strategji marketingu te cilat përdoren nga bizneset për të inkurajuar shpenzimet e konsumatorit dhe besnikërinë e brendit. Kështu, bizneset duan vazhdimisht të arrijne te ndërtojnë marrëdhënie afatgjata me klientët e tyre, dhe programet e besnikërisë dita dites po rezultojnë të jenë nje nder mjetet më te suksesshëme te marketingut për të ndihmuar bizneset për të arritur qëllimin e tyre.

Ky punim ofron një analizë të efektivitetit të programeve të besnikërisë në shpenzimet e konsumatorit dhe besnikërinë e brendit, përmes hulumtimit parësor dhe sekondar. Hulumtimi parësor eshte bere përmes tre intervistave të thella me tre biznese nga industri të ndryshme në Kosovë, të cilët përdorin programe besnikërie si mjetin e tyre të marketingut për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre konsumator-biznes. Për më tepër, intervistat ofruan informacione rreth mënyrës se si administrojnë bizneset programet e tyre, kostot e zbatimit të një programi besnikërie dhe përfitimet që konsumatorët dhe bizneset mund të marrin prej tyre.

Përveç intervistave, ne kete punim u kryen anketime në internet dhe anketime të drejteperdrejta ne duar, për të parë efektivitetin e programeve të besnikërisë në kënaqësinë e konsumatorit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1846

Included in

Business Commons

Share

COinS