Date of Award
Winter 11-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Indrit Bimi
Language
Albanian
Abstract
Cilësia e kujdesit infermieror është një element thelbësor në trajtimin e pacientit me leukemi në njësitë e kujdesit ditor apo edhe ne njesite e hospitalizimit. Qëllimi i këtij studimi eshte të zbulojë gatishmërinë e infermierëve për të siguruar kujdesin infermieror tek pacientët me leukemi ne QKUK ne Departamentin e Onkologjise duke hetuar nëse infermieret që punojnë me pacientë me leukemi kanë njohuri të mjaftueshme për kujdesin ndaj leukemise. Një qëllim tjetër ishte marrja në pyetje nivelet e ekspertizës së personelit infermieror në kujdesin për leukemine.Hulumtimi u krye në Qendren Klinike Universitare te Kosoves ne Departamentin e Onkologjise me gjithsej 32 respodent/ infermiere. Të dhënat u mblodhën duke përdorur pyetësorë gjysem te strukturar.
Resultatet:Infermierët u përgjigjen pozitivisht ndaj perceptimit të tyre për llojin e njohurive të tyre në kujdesin për leukemi dhe si rezultat doli qe shumica e infermierëve (56%) kishin njohuri empirike ndërsa 38% disi janë pajtuar që të kenë njohuri estetike. Megjithatë, 44% e të gjithë infermierët disi u pajtuan të kishin njohuri personale rreth trajtimit te leukemise ndërsa 66% plotësisht ranë dakord të kishin njohuri etike. Përvoja e punës ishte një faktor që ndikoi në llojin e zgjedhjes së njohurive të të anketuarve. Të anketuarit u kategorizuan në dy grupe; ata me gjashtë vjet pervoje pune dhe më pak se gjashte vjet përvojë pune.
Perfundimi;Leukemia është me të vërtetë një sëmundje që prek shumë njerëz në shoqëri sot.Studimet e fundit treguan se ka ndryshime masive që ndodhin brenda kujdesit për trajtimin e pacienteve me leukemi. Infermieret qe punojne ne departamentet ku trajtohen pacientet me leukemi duhet të jenë të pajisur plotësisht me njohuri te pershtatshme në mënyrë që të kujdesen në mënyrë efektive për pacientët. Infermierët duhet të kenë ekspertizë në punën e tyre të përditshme me pacientët me leukemi me qëllim të ofrimit të një kujdesi cilësor.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.94
Recommended Citation
Popaj, Sadber, "KUJDESI I INFERMIEROR NE TRAJTIMIN E LEUKEMISE" (2019). Theses and Dissertations. 115.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/115