Date of Award
Fall 10-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Food Science
First Advisor
Namik Durmishi
Language
Albanian
Abstract
Si degë shumë e rëndësishme e industrisë së përpunimit të frutave dhe perimeve është teknologjia e prodhimit të lëngjeve. Të gjithë e dimë që sot lëngjet zënë një vend të rëndësishëm në dietat tona ditore, e sidomos në dietat e fëmijëve për shkak të shijes, freskisë dhe vlerave ushqyese. Andaj kërkesa për lëngje cilësore dhe të sigurta që nga lënda e parë, përpunimi dhe produkti final është e rëndësisë më të lartë. Qëllimi i këtij studimi është analizimi i cilësisë dhe sigurisë mikrobiologjike, të lëndës së parë dhe produktit final të lëngut të mollës, ku me anë të përcaktimit të parametrave mund të garantohet se ky produkt është i sigurtë dhe i përgjigjet standardeve për konsumim. Për këtë qëllim u morën lënda e parë ose lëngu i koncentruar i mollës dhe produkti final, në njërën nga fabrikat e prodhimit të këtij lloji për të kryer këto analiza: përcaktimin e lëndës së thatë të tretshme, përcaktimin e vlerës pH, përcaktimin e aciditetit dhe përcaktimin e fortësisë së ujit para dhe pas trajtimit. Ndërsa analizat mikrobiologjike të produktit final janë kryer në “ Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike” në Prishtinë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.14
Recommended Citation
Potera, Blinera, "Ndjekja e parametrave cilësore dhe të sigurisë mikrobiologjike e parë prodhim final te lëngu i mollës" (2019). Theses and Dissertations. 16.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/16