Date of Award
Spring 5-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Emrush Ujkani
Language
Albanian
Abstract
OKB-ja, si organizata e përgjithshme më e madhe në botë e cila për qëllim ka sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik , barazinë sociale dhe organizatatat tjera të specializuara e në veçanti ato ekonomiko-financiare që luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin politik dhe ekonomik në Kosovë. Edhe pse ende nuk jemi anëtarë fuqiplotë e kësaj organizate mjaft të rëndësishme, lufta për anëtarësim vazhdon edhe më tutje, ku edhe vet qëllimi i saj është forcimi dhe bashkëpunimi midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. OKB është organizata më e madhe në botë e cila ka për qëllim sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale. Struktura e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) përbëhet nga : Asambleja e Përgjithshme në Nju Jork , Këshilli Ekonomik dhe Social, Këshilli i Sigurimit në Gjenevë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, Sekretariati i OKB-ës dhe Këshilli i Mirëbesimit. Këshilli i Sigurimit i OKB-ës është ndër organet më të rëndësishme që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme. KS mund të përdor edhe forcë në konflikte të armatosura, por paraprakisht të gjitha shtetet permanente duhet të jenë dakord. Këshilli i Sigurimit përbëhet nga : 5 shtete permanente dhe 10 shtete të zgjedhura. Ku pesë(5) shtetet permanente janë: SHBA, Franca, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia. Kurse 10 shtetet e zgjedhura kanë ulëse në KS për një afat dy vjeçar. Një nga këto 10 shtete duhet të jetë nga Evropa Lindore ( pjesë e së cilës është edhe Kosova dhe Shqipëria sipas OKB-së). Banka Botërore (BB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ku anëtarëson edhe Kosova si shtet fuqiplotë, duke shfrytëzuar hua dhe kredi ku qëllimet themelore të formimit të këtyre institucioneve ndërkombëtare financiare kanë qenë: afirmimi i stabilitetit financiar; rindërtimi i vendeve të rrënuara në Luftën e Dytë Botërore dhe zgjerimi i sistemit tregtar me tregti të hapur,lirë dhe me qasje në treg për të gjitha vendet.Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB) dhe shumë organizatat të tjera si: GATT,GATS WIPO, WTO si institucione ndërkombëtare financiare të karakterit universal kanë funksione të ndryshme por komplementare në marrëdhënie ndërkombëtare financiare.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.334
Recommended Citation
Pozhegu, Kaltrina, "RËNDËSIA DHE ROLI I ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE NË ZHVILLIMIN E KOSOVËS" (2019). Theses and Dissertations. 333.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/333