Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mirjeta Domniku

Language

Albanian

Abstract

Në ditët e stome, pjesa e të bërit biznes është bërë mjaftë sfiduese dhe e vështirë për shkaqe të shumta, ku rol më të madh në rrezikimin e mbijetesës së firmave kanë zhvillimet e hovshme teknologjike në proceset e prodhimit, rrjedhimisht edhe të menaxhimit të këtyre proceseve. Diversiteti i faktorëve të jashtëm që implikojnë ndryshimin e klimës së brendshme punuese të kompanisë, kanë detyruar organizatat apo bizneset që të tregohen më fleksibile dhe të shpejta në përshtatjen e këtyre ndryshimeve

Bizneset kërkojnë që investimet që ata do të kryejnë në sektorin e procesit të transformimit t’iu japë përfitime në të ardhmen. Pavarësisht një rëndësie kaq të madhe, në Kosovë mungojnë studimet të cilat trajtojnë menaxhimin efikas të procesit të transformimit, ndikimin dhe rolin e tij te biznesi dhe vlerën që ka për kompanitë.

Ky hulumtim shtjellon në vetvete si temë kryesore njërën prej objektivave kryesore të çdo ndërmarrje private apo publike të cilat synojnë arritjen e menaxhimit të duhur të procesit të prodhimit me qëllim të arritjes së efektivitetit si dhe rritjes së përfitimeve nga aktivitetet. Janë përzgjedhur dy metoda të ndryshme për të një studim sa më të plotë.

Në përputhje me objektivin e punës tonë kërkimore e ndjekur nga tema e hulumtimit kam hetuar dhe përshkruar definimin e procesit të transformimin, llojet e sistemeve që janë përbërës të procesit të transformimit, ndikimin e investimeve teknologjike në procesin e transformimit.

Më tej përmes rastit të studimit dhe analizimit të tij nxjerrën konkludimet dhe përfundimet rreth temës hulumtuese.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1836

Included in

Business Commons

Share

COinS