Date of Award
Winter 2-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Kushtrim Ahmeti
Language
Albanian
Abstract
Aborti është definuar si ndërprerja e shtatzënisë me heqjen ose dëbimin nga mitra të një fetusi ose embrioni. Një abort mund të ndodhë spontanisht, në të cilin rast zakonisht quhet abort ose mund të nxitet qëllimisht. Termi abort më së shpeshti i referohet abortit të shkaktuar nga spontanisht gjatë shtatzënisë. Qëllimi i punimit eshte të vlerësoj qëndrimet dhe statusin social te grave rreth abortit ne Komunen e Ferizajit. Në hulumtim morën pjesë 200 respodent të cilat janë rekrutuar për hulumtim në Komunën e Ferizajit. Sa i përket gjinisë respodentët ishin të ndarë në mënyrë të barabartë (50%) meshkuj dhe (50%) femra. Mosha mesatare e respodentëve të gjinisë femrore ishte 28.77 vjet, ndërsa e atyre mashkullore ishte 30.48 vjet. Për këtë hulumtim është përdorur pyetësori Abortion Attitudes Scale (Sloan, 1983) i cili përbëhet nga 18 pyetje që reflektojnë qëndrimet rreth abortit. Rezultatet e studimit kanë dhënë përgjigje në pyetjet kërkimore. Tek hipoteza e parë e ngritur se aborti shihet si një alternativë për të zgjidhur një shtatzëni të padëshirueshme nga rezulatet shohim se shumica e respodentëve në studim (70%) pajtohen plotësisht me faktin se ata nuk e do e zgjidhnin abortin si alternativë për të zgjidhur një shtatëzani të padëshiruar dhe me këtë rezultat nuk vërtetohet hipoteza e parë e ngritur. Sa i përket hipotezës së dytë që aborti nuk duhet konsideruar si vrasje e një personi, shumica e pjesëmarrëseve në studim (72%) aspak nuk pajtohen që aborti duhet të konsiderohet si vrasje dhe me këtë rezultat aprovohet hipoteza e dytë e ngritur.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2340
Recommended Citation
Bajrami, Djellza, "QËNDRIMET NDAJ ABORTIT DHE STATUSI SOCIAL TE BANORËT E FERIZAJIT" (2020). Theses and Dissertations. 1750.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1750