Date of Award

Spring 3-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Shqiptar Demaçi

Language

Albanian

Abstract

Ulcera është një lezion i mukozës / cipës gastrike (stomakut). Një ulcerë mund të përkufizohet si një ndërprerje e vazhdimësisë së lëkurës ose rreshtimit të mukozës për arsye të shumta si mbingarkesa e acidit, stresit dhe infeksionit. Në mënyrë të ngjashme është edhe ulcera gastrike, e cila shoqërohet me shenja dhe simptoma të ndryshme shqetësuese. Kjo ndodh kur dëmtohet apo hollohet shtresa e trashë e mukusit që mbron stomakun nga lëngjet e tretjes me natyrë acidike. Kur këto acide tretëse arrijnë indet e stomakut, shkaktojnë plagë, gërryerje të cipës së stomakut dhe shumë dhimbje. Tema e marrur në këtë studim është një çështje shumë e rëndësishme për të kuptuar rolin dhe rendësin e kujdesit infermieror tek pacientë me gurë në veshka, për arsyeje se hulumtimet e ndryshme tregojnë se prevalenca e gurëve në veshkë në popullatën e përgjithshme gjatë 30 viteve të fundit ka pasur një rritje shumë të lartë. Prandaj, qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është Paraqitja e pacientëve kirurgjikal me ulcerë gastrike, duke i analizuar numrin e rasteve në bazë të strukturës gjinore, moshës dhe vendbanimit gjatë vitit 2018 dhe trajtimeve kirurgjike (kirurgji e hapur / endoskopike) apo konzervative (me barna e pushim). Të dhënat në këtë hulumtim janë marrur nga protokolli në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2763

Included in

Nursing Commons

Share

COinS