Date of Award
Fall 9-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Arbër Sadiki
Language
Albanian
Abstract
E gjithë ideja është udhëhequr nga parimi i krijimit të një hapsire të lirë universale. Njeriu me vet faktin e ekzistencës së tij fiton të drejtën e të qenurit në hapsirë, kudo. Kjo na ka drejtuar drejt një objekti i cili është i hapur për të gjithë, pa dyer, pa barriera, i mbyllur vetëm për aq sa për të ofruar mbrojtje natyrore nga agjentët atmosferik por thellësisht i lirë për tu aksesuar në çdo moment në të gjitha hapsirat përbërëse të tij. Edhe pse një objekt dedikuar religjionit të krishterë, elementët simbolik religjioz, si kryqi, nuk vijnë përmes formales. Ato lindin natyrshëm si rrjedhojë e vendosjes së elementëve parësore të formësimit të hapsirës, siç janë muret dhe tavani. Çarja në murin fundorë të sallës së lutjeve dhe tërheqja e tavanit duke e lënë depërtimin e dritës natyrore në pjesën fundore të saj, mundëson që publiku në shikimin në perspektivë nga thellësia e sallës, ta përjetoj kryqin në pjesën fundore të saj i cili vje si kombinim i të çarave në murë dhe tavan. Kjo mënyrë ku kryqi nuk është element fizik i ndërtuar si një artefakt brenda hapsirës arkitektonike por është pjellë e lojës arkitektonike, mundëson që rrëfimi religjioz të mos zhvillohet përmes elementëve simbolike religjioze duke lënë anash arkitekturën, por bënë pikërisht të kundërtën - shpaloset përmes arkitekturës. Në kuptimin teknologjik-konstruktiv, objekti është i tëri një strukturë prej betonit të armuar të pigmentuar me ngjyrë të kuqe. Kjo, në njërën anë për të imituar materialin lokal me blloqe të dheut, dhe në anën tjetër të gëzoj aftësi më të mira konstruktive.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2314
Recommended Citation
Bajraliu, Blerim, "KISHËZ" (2020). Theses and Dissertations. 1679.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1679