Date of Award
Summer 8-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mirjeta Domniku
Language
Albanian
Abstract
Në filmin Minority Report, Tom Cruise hynë në një qendër tregtare dhe përshëndetet nga postera (billboards) “live” që i adresohen në emër dhe i sugjerojnë veshje në të cilat ai mund të jetë i interesuar. Këtë arrijnë ta bëjnë përmes skanimit të retinës së tij, dhe e bëjnë për çdo klient që ndodhet në dyqan. Megjithëse ende nuk kemi mbërritur në një kohë me një teknologji të tillë, kompanitë sot po synojnë një shërbim të tillë, pra ofrimin e një përvoje të personalizuar për çdo klient të kompanisë.
Ideja e marketingut të personalizuar qëndron në krijimin e një eksperience unike për klientin dhe ofrimin e produkteve/shërbimeve/mesazheve që janë relevante për të. Nevoja për të erdhi pasi çdo ditë e më shumë klientët po targetohen nga një numër i madh i reklamave dhe kjo tashmë është krijuar në bezdi për njerëzit aq sa tani përpiqen t’i shmangin ato. Kështu që kompanitë filluan t’i targetojnë klientët me reklama që bazohen në shijet dhe interesat e tyre. Për të kuptuar se çfarë iu intereson klientëve kompanitë mbledhin të dhëna rreth tyre. Këto mund të jenë të dhëna që klientët i ndajnë me qëllim me kompanitë me synim të përfitmit ose arritjes së diçkaje, ose të dhëna që klientët shpërndajnë aksidentalisht (rastësisht) dhe të cilave kompanitë u japin kuptim. Burimet moderne të të dhënave sot konsiderohen të jenë të dhënat që mblidhen nga telefonat e mençur dhe nga rrjetet sociale.
Me kaq shumë të dhëna në dispozicion marketerët duhet të kenë kujdes se si përdoren ato. Kritika më e shpeshtë kundrejt marketingut të personalizuar është shkelja e privatësisë së klientëve. Klientët mund të ndihen jo rehat rreth informatave që kompanitë dijnë për ta dhe sasisë së këtyre të dhënave. Është normale që ata të shqetësohen pasi nuk janë të sigurt se si do të përdoren të dhënat e tyre si dhe me çfarë/sa palë të tjera do të shkëmbehen. Nga ana tjetër njerëzit sot ndajnë informacione personale rreth vetes çdo herë e më shumë dhe këtë marketerët e shohin si një provë që rëndësia e privatësisë po ulet. Ky trend i ndarjes së informacioneve personale po vërehet sidomos të gjeneratat e reja të cilat nuk kanë problem të ndajnë informacione personale me brendet në këmbim të një përvojë më të personalizuar.
Duke parë këtë dilemë ajo që jemi përpjekur të kuptojmë me anë të këtij hulumtimi është se a duan klientët që eksperienca e tyre e blerjes të jetë më e personalizuar dhe a janë të gatshëm të ndajnë informacione personale me kompanitë në këmbim. Për të arritur një kuptim më të thellë të temës dhe pyetjes hulumtuese si dhe për të testuar hipotezat është vendosur që të përdoren si metoda kualitative edhe ajo kuantitative. Është vendosur të realizohet një pyetësor drejtuar individëve me anë të të cilët do të kuptojmë perceptimet e njerëzve mbi marketingun e personalizuar.
Rezultatet e hulumtimit treguan që klientët duan që eksperienca e tyre të jetë më e personalizuar dhe janë të gatshëm të ndajnë informacione personale me kompanitë në këmbim të kësaj.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2367
Recommended Citation
Bajraktari, Ejona, "ROLI I MARKETINGUT TË PERSONALIZUAR NË MARRËDHËNIET BIZNES-KLIENT" (2020). Theses and Dissertations. 1811.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1811