Date of Award

Summer 7-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Muhamed Tairi

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: Në këtë temë kam zgjedhur të trajtoj rolin e infermierit tek pacientët me karcinomë të gjirit. Personeli infermieror,në aktivitetin për të kryer kujdesin infermieror,aplikon tërë kapacitetin profesional e shpirtëror për parandalimin e kurimin e sëmundjeve,për tu shërbyer atyre që kanë nevojë për ndihmë jo vetëm mjekësore por edhe shpirtërore,psikologjike e morale. Sa më të pergaditur profesionalisht të jenë infermierët,aq më i kualifikuar e rezultativ është shërbimi dhe aq më të mëdha janë përfitimet mjekësore,shpirtërore e morale për të sëmurin. Të dhënat e përgjithshme:Kanceri i gjirit është tumor malinjë më i shpeshtë te gratë. Kanceri i gjirit rritet ngadalë duke dyfishuar numrin e qelizave tumoroze. Të jetosh me kancer te gjirit të përhapur shpesh shkakton shqetësim, ankth dhe stres. Këto janë reagime krejtsisht normale. Shqetësimi mund të shfaqet në shumë mënyra, ti mund të bëhesh e ndjeshme dhe të irritohesh me lehtësi, të kesh probleme me gjumin apo të ndihesh e vetmuar. Për shumicën e grave, një diagnozë e kancerit të gjirit vjen si një goditje shokuese dhe për gratë mund te jetë e veshtirë të përqëndrohen menjëhere në të gjitha informacionet e reja që ju duhen. Trajtimi i kancerit është kompleks,multidiciplinar dhe kërkon një ekip të kujdesit shëndetësor. Qëllimi i punimit:Të paraqesim kujdesin e infermiëreve tek pacientët me karcinomë të gjirit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2313

Included in

Nursing Commons

Share

COinS