Date of Award

Spring 3-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Leonora Zogaj

Language

Albanian

Abstract

Neonatët paraqesin një popullsi unike dhe mjaft të prekshme të pacientëve. Përparimet në teknologjinë mjekësore kanë përmirësuar mbijetesën dhe cilësinë e jetës së të porsalindurve, veçanërisht ato me lindje të parakohshme ose me defekte kongjenitale. Për më tepër, papjekuria imunologjike dhe barrierat e ndryshuara të lëkurës luajnë një rol në prekshmërinë e posalindurve ndaj infeksioneve nosokomiale.Neonatët janë një grup i specializuar i pacientëve që kërkojnë një qasje të individualizuar në kujdesin infermieror. Qëllimet e kujdesit infemieror ndaj të posalindurve përfshijnë si më poshtë: minimizimi i stresit, ruajtja e energjisë dhe përmirësimi i rikuperimit, promovimi i rritjes dhe mirëqenies, mbrojtja e modelit të gjumit. Prognoza më e mirë e gjendjeve që prekin të posalindurit shoqërohet me diagnozën e hershme dhe trajtimin më të shpejtë.Sepsat neonatale janë shkaku i tretë kryesor i vdekshmërisë neonatale dhe një problem i madh i shëndetit publik, veçanërisht në vendet në zhvillim. Megjithëse përparimet e fundit mjekësore kanë përmirësuar kujdesin neonatal, shumë sfida mbeten në diagnostifikimin dhe menaxhimin e infeksioneve neonatale. Diagnoza e sepsës neonatale është e ndërlikuar nga prania e shpeshtë egjendjeve joinfektive që i ngjajnë sepsës, veçanërisht tek tëposalindurit e parakohshëm. Meqe sepsa neonatale është një sëmundje me rrezik të lartë, veçanërisht teposalindurit e parakohshëm, klinicistët janë të detyruar të administrojnë në mënyrë empirike antibiotikët tek të posalindurit me faktorë rreziku dhe / ose me shenja të sepsës sëdyshuar. Fatkeqësisht, si antibiotikët me spektër të gjerë dhe trajtimi i zgjatur me antibiotikë empirikë shoqërohen me rezultate të pafavorshme dhe rrisin nivelin e rezistencës antimikrobiale.Duke pasur parasysh incidencën e lartë të infeksioneve dhe vdekshmërinë e posalindurve, pasojat e infeksioneve afatgjata në rritje dhe zhvillim, përpjekjet për të ulur shkallët e infeksionit në këtë popullatë të prekshme janë një nga ndërhyrjet më të rëndësishme në kujdesin neonatal.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2466

Included in

Nursing Commons

Share

COinS