Date of Award

Spring 4-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Besnik Qehaja

Language

Albanian

Abstract

Ne jetojmë në një botë të zhvillimit të hovshëm të teknologjisë, një botë në të cilën njerëzit janë të rrethuar nga pajisjet teknologjike, të cilat mund t’i hasim në çdo ambient kudo që ndodhemi, si për shembull: shtëpi, shkolla, lokale apo edhe nëpër ndërmarrje dhe biznese të ndryshme.

Sot “teknologjia po na magjeps”, ne kërkojmë që ajo të sjellë ndryshime në jetën tonë dhe sidomos në arsim, në ditët e sodit nuk ka shkollë, që nuk ka internet e në të cilën nuk ka nevojë për Rrjeta Kompjuterike brenda shkollës. Sot në Komunat e Kosovës kanë filluar të përdoren disa platforma elektronike siç janë: E-edukimi; E-Komuna e platforma të ndryshme për shembuj dhe ilustrime të ndryshme gjatë orës mësimore e në veçanti ditari elektronik dhe SMIA (platforma elektronike e menaxhimit të të dhënave dhe statistikave për Komuna ), të gjitha këto platforma menaxhohen nga stafi dhe punonjësit me lehtë, nëse janë të lidhura në Rrjet Kompjuterik. Komuna e Lipjanit përmes rrjetit kompjuterik të Komunës funksionojnë në mes vete dhe gjithashtu përmes lidhjeve që i sigurojnë përmes rrjetit ato u ofrojnë shërbime qytetareve. Andaj, funksionimi normal i rrjetit dhe ngritja e përformancës së tij nëpër vite ka bërë që të punësuarit në institucione të jenë më komodë në vendet e tyre të punës ndërsa qytetarëve të u rrisin dukshëm cilësinë e shërbimeve në kërkesat e tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2331

Share

COinS