Date of Award
Summer 6-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Political Science
First Advisor
Feim Brava
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i studimit është të përcaktojë ndikimin e delegimit efektiv të autoritetit si një strategji për arritjen e detyrave dhe përmirësimin e performancës në Organizatat e Biznesit. Gjetjet zbuluan se pengesat për delegimin nëse nuk menaxhohen siç duhet, do të ndikojnë negativisht në rezultatet e performancës. Rekomandimet e letrës janë që vetëm vartësve të kualifikuar t’u caktohen detyra për të kryer. Kjo nënkupton që menaxheret duhet të përpiqen të trajnojnë stafin për të kryer me kompetencë detyrat e deleguara. Një rekomandim tjetër ishte se barrierat dhe pengesat për delegimin e detyrave në kompani duhet të rishikohen në mënyrë periodike dhe të diagnostikohen me qëllim që të zvogëlohen ndikimet negative që krijohen në përmbysjen e performancës cilësore në formë të realizimit të fitimit, rritjes në pjesën e tregut, zgjerimin dhe diversifikimin midis të tjerëve. Duke qenë se viteve të fundit janë shtuar studimet lidhur me delegimin në fushën e menaxhmentit, atëherë ky studim ofron një pasqyrë të delegimit si process, elementeve, parimeve dhe rëndësisë së tij.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2357
Recommended Citation
Avdyli, Edona, "DELEGIMI I DETYRAVE NGA MENAXHERI TEK PUNËTORËT" (2020). Theses and Dissertations. 1772.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1772