Date of Award

Winter 1-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Jorida Xhafaj

Language

Albanian

Abstract

Në këtë punim flitet për të drejtën e pronësisë në mënyrë të përgjithshme që nga burimi i saj në të drejtën romake, e cila është pikënisje për të gjitha sistemet e mëvonshme juridike dhe veçanërisht për mënyrat e fitimit të saj. Nisur nga kjo, edhe fitimi i së drejtës së pronësisë trajtohet nga këndvështrimi historik, me përfshirjen e literaturave dhe studimeve të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare, si dhe aspektin ligjor të cilin i’a përkushtojnë kodet civile përkatëse të shteteve të cituara në punim.

Nga mënyrat për fitim të pronësisë janë nxjerrë ato më kryesoret dhe më të njohurat, duke qenë në të njëjtën kohë ato mënyra të cilat kanë ekzistuar në sistemin e së drejtës romake. Kryesisht, jepen karakteristikat e tyre historike të përshkruara nga autorët e konsultuar dhe nga ana tjetër rregullimi të cilin i bëjnë ligjet përkatëse në mënyrë të krahasuar. Nga trajtimi i shumanshëm të cilin i bëjnë juristët e të gjitha kohërave, mund të shihet dimensioni dhe shumëllojshmëria e temave pronësore, në veçanti e atyre për fitim të titujve pronësorë, të shqyrtuara në mënyrë të veçantë edhe nga të gjitha sistemet juridike. Klasifikimi i tyre merr për bazë edhe ndarjen kryesore e cila ka për qëllim të tregojë prejardhjen e pronësisë, burimore ose të derivuar, e me këtë edhe masat e ndërmarra për të arritur qëllimin final të fitimit të së drejtës së pronësisë, në varësi nga kushtet e kërkuara.

Përkrah terminologjisë shqipe, jepet edhe ajo romake për titujt kryesorë dhe disa veprime të cilat kanë të bëjnë me procedurat e posedimit dhe të adresimit të çështjeve dhe seancave të nevojshme deri te përmbyllja e kontesteve në fjalë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2406

Included in

Law Commons

Share

COinS