Date of Award
Spring 4-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Altin Maliqi
Language
Albanian
Abstract
Pronësia intelektuale është një kategori e pronës që përfshin produktet e pa prekshme të intelektit të njeriut. Ekzistojnë disa lloje të pronësisë intelektuale si: e Drejta e Autorit, Patenta, Markat Tregtare, Dizajni Industrial, Sekretet Industriale etj. dhe disa shtete i njohin këto të drejta dhe disa jo. Aktualisht kjo e drejtë studiohet e ndarë në dy degë kryesore: E Drejta e Autorit dhe E Drejta e Pronësisë Industriale. Origjina e pronësisë intelektuale moderne mund ti gjejmë në Anglinë e shekullit 17 dhe 18 mirëpo pronësia intelektuale gjen zbatim, sigurohet dhe garantohet në shumicën e legjislaturave të botës në shekullin e XX.
Lidhur me mënyrën se si kjo e drejtë funksionon dhe është rregulluar në Kosovë, mund të themi se, Kosova aktualisht ka krijuar një strukturë të mirë ligjore, institucionale dhe po punon për të rritur shkallën e ndërgjegjësimit dhe botëkuptimit në komunitet. Zbatimi i ligjit dhe garantimi i mbrojtjes të drejtave janë një tjetër fokus i Qeverisë së Kosovës ku paralelisht po punohet me avancimin, kualifikimin dhe trajnimet e stafit që punon në secilën prej hallkave të këtij sistemi. Një tjetër synim i përsosjes të kësaj të drejte në Kosovë është edhe bashkëpunimi me shtetet e tjera dhe me organizmat ndërkombëtare si WIPO dhe me organizata të ndryshme që monitorojnë dhe avancojnë këtë disiplinë të së drejtës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2445
Recommended Citation
Avdiu, Labinot, "Pronësia intelektuale, vlerësim krahasimor Kosovë-Shqipëri" (2020). Theses and Dissertations. 1933.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1933