Date of Award
Spring 4-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Shqiptar Demaçi
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i këtij punimi është që të mësohet më tepër për të ushqyerit enteral, cilat janë sëmundjet më të shpeshta ku është i nevojshëm ushqimi enteral, mënyrën se si mirret, si dhe moshat më të prekura, ndikimet pozitive apo negative që shkakton.
Metodologjia– Studimi analizon të dhëna në mënyrë retrospektive pacientët gjatë vitit 2019 të cilët kanë qenë të trajtuar në Klinikën e Anesteziologjise në repartin e Intensivës Qendrore, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Prishtinë.
Rezultatet – Të dhënat na tregojnë se numri më i madh i pacientëve me të ushqyerit enteral janë meshkuj (220) 58% dhe femra (130) 42%. Moshat më të prekura që përdorin ushqyerjen enterale janë: 44-54 vjeçar me 26%, 55-64 vjeç me 38% dhe 66-74 vjeçar me 36%. Në bazë të dhënave të paraqitura rezultojnë që 30% e pacientëve janë diagnostifikuar me Arrest kardiak, 45% me Politraumë, 25% me Abdomenakut. Si dhe 95% e pacientëve përdorin sondë nazo-gastrike. Konkluzioni – Marrja e ushqimit në kohën dhe sasinë e duhur ndihmon në luftimin e komplikimeve dhe mund të jetë pjesë e rëndësishme e shërimit të një pacienti. Përdorimi i metodave të drejta në marrjen e ushqimit enteral ka rol kyç në shëndetin e pacientit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2344
Recommended Citation
Avdiu, Donjeta, "STOMAT KIRURGJIKE TEK TË USHQYERIT ENTERAL DHE ROLI I INFERMIERIT/ES" (2020). Theses and Dissertations. 1763.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1763