Date of Award

Summer 6-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Information Systems and Security

First Advisor

Blerton Abazi

Language

Albanian

Abstract

Mashtrimi i kartave të kreditit mund të përkufizohet si një rast kur një person përdor kartën e kreditit të dikujt tjetër për arsye personale, ndërsa pronari dhe autoritetet lëshuese të kartave nuk janë të vetëdijshëm për faktin se karta po përdoret. Për shkak të rritjes dhe përshpejtimit të E-Commerce, ka pasur një përdorim të jashtëzakonshëm të kartave të kreditit për blerjet në internet që çuan në sasi të lartë mashtrimesh që lidhen me kartat e kreditit. Në epokën e dixhitalizimit, nevoja për të identifikuar mashtrimet e kartave të kreditit është e nevojshme. Zbulimi i mashtrimit përfshin monitorimin dhe analizimin e sjelljes së përdoruesve të ndryshëm për të vlerësuar zbulimin ose shmangien e sjelljeve të padëshirueshme. Në këtë punim do të spjegojm disa nga llojet e mashtrimeve me karta krediti, si psh. Shtypja e kartave të kreditit, Identiteti i supozuar, Përdorimi i kartës suaj pa pas në të vërtet posedim fizik të saj e shumë e shumë mënyra tjera. Më pas do paraqesim disa nga trendet që jan zhvilluar deri më tani si Rreziqet e reja të mashtrimit për shkak të rritjes së përdorimit të paisjeve mobile, Mashtruesit vazhdimisht po bëhen më të sofistikuar etj. Implemetimi i sistemit , krijimi i strategjis si dhe integrimi i këtij projekti kemi parashikuar të zhvillohet në 5 pika kryesore, Pajtueshmëria e Europay, MasterCard & Visa (EMV), Standardet PCI, Tokenizimi, Protokolli i Encryption End-to-End dhe Secure Sockets Layer (SSL) dhe ai Biometrik, ku kto pika do të shtjellohen më gjërësisht gjat këtij punimi. Po ashtu do shfaqim analizën SWOT të sistemit Biometrik dhe po ashtu do të ketë rekomandime të dy moduleve MOFLINE dhe MONLINE.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2352

Included in

Business Commons

Share

COinS