Date of Award
Fall 9-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Edmond Hajrizi
Language
Albanian
Abstract
Me rritjen e numrit të kompjuterëve personal të vendosur në shkolla, ndërmarrje dhe organizata të ndryshme, rritet edhe ngarkesa dhe përgjegjësia e administratorëve të sistemit për shkak problemeve që lidhen me konsumin e energjisë, shpenzimet e IT, shpenzimet e zëvendësimit të PC, kapacitetin e ruajtjes së të dhënave dhe sigurinë e informacionit. Sidoqoftë, është vërtetuar se aplikimi i virtualizimit është një zgjidhje e suksesshme e cila ka kosto efektive për t’i zgjidhur këto probleme.
Virtualizimi është teknologjia kryesore e cila ofron zgjidhje efikase të IT në sektorët e arsimit dhe ndërmarrjeve. Ne paraqesim një kornizë origjinale strukturore për të cilën efektet dhe implikimet e teknologjisë së virtualizimit maten bazuar në një ambient shkollor. Virtual Desktop Infrastructure (VDI) u siguron stafit menaxhues, profesorëve dhe nxënësve qasje në aplikacione virtuale dhe desktop virtual në dhe jashtë shkollës duke iu ofruar kështu qasje të lehtë dhe të përshtatshme për qasje në materialet shkollore. Ky punim ofron një analizë mbi perspektivat, dobinë, efektivitetin dhe vlerat e kësaj teknologjie në një mjedis shkollor. Gjatë shqyrtimit literaturës, rezultatet tona treguan se nxënësit dhe stafi akademik kishin përvoja pozitive duke përdorur teknologjinë e virtualizimit dhe në përgjithësi iu ka përmirësuar qasja në dokumentet dhe materialet shkollore të cilat u kanë mundësuar atyre që të kryejnë punën në mënyrë më efektive.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2659
Recommended Citation
Ramadani, Zamire, "MENAXHIMI I SHKOLLËS PRIVATE PARAUNIVERSITARE PËRMES VDI" (2020). Theses and Dissertations. 2125.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2125