Date of Award

Winter 1-2020

Document Type

Thesis

First Advisor

Zejdush Tahiri

Language

Albanian

Abstract

Hyrje; Pacientët kanë një rol legjitim dhe të rëndësishëm si vlerësues të kujdesit shëndetësor marrja e reagimeve nga pacientët për cilësinë e kujdesit shëndetësor parësor, është një mënyrë e fuqishme për të zhvilluar një sistem të ofrimit të kujdesit shëndetësor , me fokusim të pacientit në qendër. Qëllimi i këtij studimi është që të vlerësojmë kënaqshmërinë e pacientëve ,me shërbimet shëndetësore që ofrohen nga stafi mjekësor në QKMF-Lipjan.

Metodologjia ; Studimi është i tipit prospektiv dhe është realizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Në studim janë përfshirë 50 pacientë, prej të cilëve 21 të gjinisë mashkullore , dhe 29 të gjinisë femërore , për anketimin e pacientëve është marrë pëlqimi i tyre.

Rezultatet; Prej 50 pacientëve të anketuar të gjinisë femërore janë 29 apo 58% , dhe gjinisë mashkullore 21 apo 42%. Mosha më e shprehur te meshkujt është 45-64 vite apo 48% ,dhe te femrat, 18-24 apo 34% . Kënaqshmëria e pacientëve me shërbimet e ofruar nga

mjeku familjar, 7 pacientë meshkuj apo 33%, që e kanë vlerësuar me notën 4 , si dhe 12 paciente femra apo 41% ,që e kanë vlerësuar me notën 4 . Kënaqshmëria e pacientëve sa i përket furnizimit me barna esenciale , 5 pacientë meshkuj apo 24% , si dhe 11 paciente femra apo 38% që e vlerësojnë me notën 2.

Konkluzione: Nga studimi që është bërë janë fituar rezultate të kënaqëshme , sa i përket kënaqshmëris së pacientëve me shërbimet në QKMF -Lipjan , por në disa pika të natyrave të ndryshme disa pacientë kanë shprehur pakënaqësi të furnizimit me barna esenciale që të ketë mjaftueshmëri . Duke pasur parasysh këto vlerësime pozitive mjekët dhe infermierët duhet të përqendrohen edhe më tej për kujdesin e pacientëve , ndërsa në disa pika të cilat janë dhënë për përmisime , të bëhet trajtimi i ktyrëve qështjeve , në mënyrë që ti kalojnë më lehtë sfidat me të cilat ballafaqohen.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2366

Included in

Nursing Commons

Share

COinS