QENDRA E SPORTIT PËR KOMUNITET, PRISHTINË
Date of Award
Summer 7-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Artan Behluli
Language
Albanian
Abstract
Që nga salla e parë e sportit e deri tek sallat e sportit të realizuara ditëve të sotme paraqitet një karakteristikë kryesore – këto salla gjithmonë tentojnë të ndryshojnë si për nga përmbajta ashtu edhe nga dukja e jashtme, gjithmonë duke pasur parasyshë kriteret për ndërtesat apo fushat e sportit. Në vitet e fundit, objektet sportive janë bërë gjithnjë e më komplekse, të shumëllojshme dhe hibride të cilat në vete përmbajnë jo vetëm sportin por edhe aktivitete të tjera si kulturë, art e hapësira të tjera të cilat i dedikohen një komuniteti. Prandaj duke e ditur se në qytetin e Prishtinës nuk ekziston një hapësirë apo ndërtesë e tillë e cila strehon aktivitetet sportive e kulturore si ndikuesit kryesorë në zhvillimin psiqik dhe fizik të komunitetit shfaqet nevoja për një qendër të sportit për komunitet.
Qendra e sportit për komunitet do të jetë një përpjekje për të treguar se si një ndërtesë mund të ndikojë në ndryshimin e jetës së një shoqërie përmes aktiviteteve që mbështesin shëndetin në radhë të parë, formësimin fizik të trupit të njeriut, socializimin me njëri-tjetrin si dhe rritjen e progresit të klubeve sportive. Ne një tërësi do të jetë një shtëpi për komunitetin e lagjeve përreth, si një hapësirë e ndërveprimeve të gjeneratave duke i dhënë edhe kuptimin e rigjenerimit urban të një hapësire të braktisur.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2360
Recommended Citation
Gjinolli, Edra, "QENDRA E SPORTIT PËR KOMUNITET, PRISHTINË" (2020). Theses and Dissertations. 1767.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1767