Date of Award

Winter 12-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Gonxhe Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Numri i dhuruesve vullnetar të gjakut në një shtet, është treguesi më i mirë se çfarë strategjie përdorë ai shtet për të pasur rezerva të gjakut. Prandaj, përdorimi i strategjive adekuate të marketingut, ndikon edhe në rritjen e dhuruesve vullnetar të gjakut. Ekzistojnë strategji të ndryshme të marketingut të cilat përdorin shtetet e ndryshme, përfshirë këtu edhe Kosovën, për rritje të rezervave shtetërore me gjak. Qëllimi i këtij punimi është të analizojë ndikimin e stimujve të marketingut, faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, në rritjen e numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut në Kosovë. Në këtë studim analiza e pjesës hulumtuese është bërë duke analizuar të dhënat sekondare, të dhënat primare, dhe duke përdorur metodën krahasuese mes 2 modeleve. Të dhënat sekondare për realizimin e këtij hulumtimi janë marrë nga botime të librave nga autorë vendor dhe ndërkombëtar, gazeta të ndryshme ndërkombëtare, si dhe nga web-faqe zyrtare të Qendrave të Transfuzionit të gjakut në Spanjë, Gjermani, Portugali. Pjesa tjetër e të dhënave sekondare janë siguruar nga arkiva e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, të dhëna të cilat janë paraqitura raporte me figura, dhe janë krahasuar me qytete tjera të Kosoves në të cilat gjindet Transfuzioni i gjakut, siç janë: Peja, Gjakova, Gjilani, Prizreni, Ferizaji, Mitrovica dhe Vushtrria.. Ndërsa, të dhënat primare janë siguruar nga intervista e realizuar me udhëheqësen e promovimit të dhurimit vullnetar të gjakut në QKKTGJ. Pastaj, është përdorur metoda krahasimore. Si model krahasimor është marrë modeli i procesit të vendimarrjes së dhuruesve të gjakut i cili përdoret në Spanjë, dhe ai i Kosovës.Gjatë aplikimit të këtyre metodave janë nxjerrë në pah përparësitë dhe të mungesat e performancës së departamentit të marketingut në QKKTGJ në kryerjen e detyrave, organizimit të aksioneve për të grumbulluar gjak, në mbajtjen e dhuruesve të gjakut, mirëpo edhe të organizatorëve të aksioneve, në pengesat gjatë kryerjes së punës, etj. Të tri format e hulumtimit ndihmojnë në adresimin e pyetjeve të parashtruara të temës dhe konkludojnë se ende duhet të profesionalizohet stafi, sidomos ai i marketingut, dhe të punohet më shumë në përdorimin e strategjive të marketingut në mënyrë që të ketë rritje më të madhe të rezervave shtetërore për gjak. Të gjeturat e këtij hulumtimi e arsyetojnë nevojën për krijimin e lehtësirave në këtë drejtim duke ofruar një mjet mbështetës të përdorimit të strategjive të marketingut, i cili pos që do të ndikoj në rritjen e dhuruesve vullnetar të gjakut, do t’a vendosë Kosovën në një vend shumë të lakmueshëm sa i përket rezervave për gjak.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2618

Included in

Business Commons

Share

COinS