Date of Award
Spring 4-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Abdullah Gruda
Language
Albanian
Abstract
Hyrje: Shtypja e gjakut është shtypja apo forca e gjakut brenda murit të arterieve. Shtypja mesatare e gjakut është 90/60-120/80 mmHg. Shtypja prodhohet kryesisht nga tkurrja e muskulit të zemrës.Ngritja e vazhdueshme e shtypjes së gjakut quhet hipertension. Hipertensioni mund të karakterizohet në dy lloje: hipertensioni primar dhe sekondar. Më shumë se 95% e pacientëve kanë hipertension primar, ndërsa më pak se 5% e pacientëve kanë hipertension sekondar
Qëllimi i punimit: Qëllimi i punimit ishte të vlerësohet edukimi i pacientëve spitalor dhe ambulator me hipertension nga mjekët dhe infermierët në spitalin e përgjithshëm në Pejë.
Metodologjia: Të dhënat janë mbledhur me një instrument të vetë administrueshëm. Në hulumtim morën pjesë 51 pacient të diagnostikuar me hipertension (spitalor dhe jospitalor) në Spitalin e përgjithshëm në Pejë. Mosha mesatare e pacientëve ishte 68.1±15.3 vjet. Paraprakisht, pacientët spitalor dhe ata jospitalor janë njoftuar me qëllimin e punimit dhe janë siguruar për anonimitetin, konfidencialitetin, për pjesëmarrjen dhe tërheqjen vullnetare nga hulumtimi. Analizimi i të dhënave është bërë me Paketën statistikore për shkencat sociale (SPSS, 22).
Rezultatet: Ndonjëherë kanë menduar për hipertensionin duke bërë zgjedhjen e ushqimit 35% e pjesëmarrësve, 39% nuk i praktikojnë ushqimet me pak krip, 60% rrallëherë kanë ushtruar për të zvogëluar peshën e tyre, 80% e pjesëmarrësve gjithnjë kanë menduar se hipertensioni është bërë pjesë e jetës së tyre, 64% e tyre ndonjëherë kanë zgjedhur regjimin e përshtatshëm në lidhje me veprimet e tyre për hipertensionin dhe 68% e pjesëmarrësve asnjëherë nuk kanë provuar për të kontrolluar stresin e tyre duke dëgjuar muzikë.
Përfundimi dhe rekomandimet: Në përgjithësi mund të kontaktojmë se shumica e pacientëve duke u ndihmuar nga mjekët dhe infermierët integrojnë stilin e shëndetshëm të jetës, vetë rregullojnë aktivitetet e tyre të përditshme sipas nevojave, bashkëpunojnë jo vetëm me mjek dhe infermier por edhe me profesionistë tjerë shëndetësor, vetë menaxhojnë hipertensionin e tyre dhe respektojnë trajtimin e rekomanduar nga mjeku. Rekomandohet të zhvillohen programe për edukimin e pacientëve në lidhje me vetë menaxhimin e hipertensionit dhe të njëjtat të zbatohen në institucionet e të tre niveleve të kujdesit shëndetësor.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2407
Recommended Citation
Gjukaj, Fellona, "EDUKIMI I PACIENTEVE PËR VETË MENAXHIMIN E HIPERTENSIONIT NË KOMUNËN E PEJËS" (2020). Theses and Dissertations. 1894.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1894