Date of Award
Spring 5-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Architecture (MArch)
Department
Architecture
First Advisor
Petrit Ahmeti
Language
Albanian
Abstract
Ky punim diplome fokusohet në hartimin e programit projektues të “Qendrës për trajtim dhe rehabilitim nga substancat që krijojnë varësi” duke u bazuar në statistikat e mbledhura nga organizatat e ndryshme joqeveritare mbi përdorimin e substancave narkotike në Republikën e Kosovës. Këto hulumtime japin rezultate mjaft interesante dhe njëkohësisht brengosëse për faktin që numri i personave të varur nga substancat narkotike po rritet gjithnjë e më shumë. Duke qenë se në Kosovë kanalizimi i këtij problemi është thuajse plotësisht i neglizhuar, nevoja për krijimin e një qendre e cila do t’u ofronte strehim dhe ndihmesë këtyre personave është mëse e nevojshme. Si derivat i programit projektues synohet të arrihet projekti ideor i “Qendrës për trajtim dhe rehabilitim nga substancat që krijojnë varësi”, i cili ndërthur në vehte tiparet e arkitekturës së qëndrueshme (sustainable architecture). Arkitektura e qëndrueshme është zgjidhje e qëndrueshme e ambientit të ndërtuar urban, ku degradimi i resurseve dhe ambientit natyrorë ka larguar njeriun nga natyra. Me implementimin e kësaj arkitekture në projektin e qendrës rehabilitiues synojmë të arrijmë shkrirjen e arkitëkturës në natyrë duke krijuar një ambient pozitiv që do të ndikojë në përmisimin e shëndetit fizik dhe psikik të njeriut rrjedhimisht të personave me varësi ndaj substancave narkotike. Duke filluar me analizimin e hulumtimeve dhe statistikave të bëra nga institucione të ndryshme në Kosovë dhe mbarë botën, ky punim diplome do të përqëndrohet në projektimin e qendrës për trajtim dhe rehabilitim nga substancat qe krijojnë varësi bazuar në analizat dhe hulumtimet e mësipërme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2346
Recommended Citation
Gojani, Dren, "Qendra për trajtimin dhe rehabilitimin nga substancat që krijojnë varësi" (2020). Theses and Dissertations. 1759.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1759
5. A2L.pdf (18335 kB)
8. A4.pdf (4352 kB)
4. A2P.pdf (1773 kB)
7. A3P.pdf (156 kB)
6. A3L.pdf (381 kB)