Date of Award

Winter 2-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Agim Krasniqi

Language

Albanian

Abstract

Ardhja e një fëmije në jetën e një çifti sjell një ndryshim thelbësor. Si burri ashtu edhe gruaja ndryshojnë totalisht jetën e tyre të mëparshme dhe e gjejnë veten në rolin e babait ose të nënës papritur. Në muajt e parë të ardhjes së foshnjës në jetë, gjithçka bëhet e vështirë, sidomos në marrëdhënien e tyre në çift për të gjetur harmoninë dhe bashkëpunimin që kishin para se të lindte fëmija. Nëna instinktivisht është ajo që kujdeset më shumë për rritjen e fëmijës, si në planin fizik ashtu edhe në atë emocional, duke krijuar me të një lidhje që i siguron të voglit çdo vëmendje në muajt e parë të jetës.

Lindja është një proces që ndryshon jetën e një gruaje dhe infermjerët janë një pjesë integrale e përvojes së saj. Pavarësisht repartit ku punoni, është e rëndësishme të kuptoni se çfarë bëjnë infermierët pas lindjes dhe çfar roli luajn ata/ato në edukimin e nënave të reja.

Infermieret janë përgjegjës si për nënën ashtu edhe për foshnjen në kujdesin e tyre dhe duhet të sigurohen që ata janë kujdesur mirë deri në ditën e lirimit nga spitali, e cila mund të zgjasë nga disa orë deri në disa ditë.

Pas fazës shumë të lodhshme të lindjes, i porsalinduri nuk është i vetmi për të cilin duhet kujdesur .Është gjithashtu esenciale që të sigurohemi që nëna është në gjendje stabile sepse periudha e paslindjes është një gjendje kritike si për nënën ashtu edhe për foshnjën.

Rruga e kujdesit të infermierës identifikon qëllimet dhe nevojat e grave pas lindjes. Infermieret kujdesen per shëndetin fiziologjik dhe shendetin psikosocial te nënave.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2370

Included in

Nursing Commons

Share

COinS