Date of Award
Winter 1-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Zaim Gashi
Language
Albanian
Abstract
Kur flitet për zemrën, atëhere themi se vëmendja e njerëzve është me e përqendruar. Zemra është një organ muskulo-kavitar i cili kontrahohet pa dëshirën e njeriut. Përbëhet nga katër dhomëza, dy atriume dhe dy ventrikuj. Patologjia më e rendësishme e zemrës është:
Infarkti i miokardit
Infarkti miokardial, e njohur në popull si edhe si pika në zemër, është nekrozë e parikthyeshme e muskulit kardiak që shkaktohet si pasojë e një iskemie të zgjatur. Kjo zakonisht ndodhë si pasojë e mosbalancës të oksigjenit të ofruar dhe të kërkuar. Prania e enzimeve kardiake në qarkullim është një e dhënë për nekrozën miokardiale. IM ( infarkti i miokardit ) mund të dëmtoj funksionin sistolik dhe diastolik, ose të jetë vendi i zhvillimit të aritmive.
Sinonime: sindroma akute koronare, IM, ataku i zemrës, anginë e paqëndrueshme, infarkt miokardial pa dhëmbë Q, sëmundja e arterieve koronare, ishemia miokardiale, dhimja e gjoksit.
Shkaku:Ateroskleroza është shkaku më madhorë që shkakton sindromën arterieve koronare. Mbi 90% të rasteve të IM rezulton nga një tromb akut që formohet në pllakën aterosklerotike të vendosur në arterien koronare. Ruptura e pllakës aterosklerotike është hapi i parë i fillimit të trombozes koronare. Ruptura e saj ndiqet nga kaskada e procesit të koagulimit, dhe të lëndëve vazokonstriktore endoteliale, që të gjitha së bashku çojnë në mbylljen (okluzion) të arteries koronare të prekur.
Por jo gjithmonë është e pranishme një pllakë aterosklerotike në zhvillimin e IM, ky i fundit mund të shkaktohet (veçanërisht te të rinjtë) nga një emboli që e mer origjinën nga infeksioni valvular, shkaktohet një okluzion sekondar nga vaskuliti, vazosplazëm koronare (variant angine), përdorimikokaines, mismatching oksigjenit të kërkuar dhe të ofruar. Meshkujt janë më të prekur se femrat para moshës 60 vjeç. Pas kësaj moshe reziku është i njëjtë, kjo ndodh për shkak të mungesës së estrogjenit. Pas menopauzes estrogjeni ulet ndjeshëm tek femrat.
Mosha. Incidenca rritet me moshën, por në të shumtën e rasteve IM ndodh pas moshës 65 vjeç.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2353
Recommended Citation
Shehi, Dhurata, "KUJDESI INFERMIEROR TË TË SËMURET ME INFARKT AKUT TË MIOKARDIT" (2020). Theses and Dissertations. 1779.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1779