VITRINA VIRTUALE E LIBRIT
Date of Award
Winter 12-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Betim Gashi
Language
Albanian
Abstract
Zhvillimi i aplikacioneve moderne në ditët e sotme nuk është vetëm proces i ndërtimit të aplikacionit. Procesi përfshin zhvillimin e shërbimeve në anën e serverit dhe aplikacionit në anën e klientit. Teknologjitë dhe opsionet për të zhvilluar një web aplikacion janë të shumta dhe varësisht se cfarë web aplikacioni duhet të zhvillohet mund të vendosim edhe për teknologjitë në secilin aspekt.
Qëllimi i këtij web aplikacioni është hulmtimi në teknologjit të kohës që kanë marrë hov të zhvillimit në aplikacionet moderne dhe hulumtim në zhvillimin e aplikacionit me struktura moderne.
Ky web aplikacion është një sintezë e proceseve, procedurave dhe resurseve teknologjike, që mundësojnë sistematizimin, etiketimin, syzheimin dhe ruajtjen e informatave të librave në një databazë, në formë dhe format të përshtatshëm për qasje dhe përpunim specifik korrespondues, duke përfshirë edhe informatat për paisje me të.
Gjatë zhvillimit dhe integrimit funksional të aplikacionit do të testohen edhe framework-at më të ri të JavaScript, që aktualisht shfrytëzohen shumë në tregun tonë të aplikacioneve shumëdimenzionale.
Këta framework-a e kanë thjeshtësuar procesin e zhvillimit të këtij softueri si në anën e klientit ashtu edhe në anën e serverit, procesi i zhvillimit të aplikacionit me një gjuhë e bën zhvillimin më kompatibil dhe të lehtë. Ana e serverit që komunikon me databazën MongoDB që është një NoSQL databazë dhe në anën tjetër, me klientin është e ndërtuar me Node.js e cila me zhvillimin e hovshëm është bërë pikë kyqe e JavaScript. Në anën tjetër klienti është zhvilluar me Angular.js, HTML5, CSS3 e Bootstrap, teknologji këto që bashkpunojnë mirë me njëra tjetrën.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2643
Recommended Citation
Sheholli, Genti, "VITRINA VIRTUALE E LIBRIT" (2020). Theses and Dissertations. 2141.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2141