Date of Award

Winter 1-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Ferid Selimi

Language

Albanian

Abstract

Përdorimi i mjeteve të komunikimit në mediat e shkruara ka shfaqur avantazhe të panumërta lidhur me përhapjen e informacionit drejt një audiencë më të gjerë duke tejkaluar kufijtë gjeografikë si dhe me kosto të ulët ekonomike. Por ndoshta për shkak të natyrës demokratike të përdorimit të mediave online, liria e shprehjes në mjetet e komunikimit online vërehet të përdoret e pakufizuar dhe e pakontrolluar. Gazetarët por edhe individët e thjeshtë mund të postojnë cdo gjë në rrjetet sociale apo portale të ndryshme, pa kriter apo limit, duke cuar rrjedhimisht në rritje të përdorimit të gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes. Punimi i kësaj teme u nxit duke marrë parasysh rëndësinë dhe kompleksitetin që kjo teme paraqet, mungesën e informacionit dhe studimeve në këtë fushë në Kosovë, si dhe rëndësinë që ka informimi i duhur i qytetarëve për ndikimet që vijnë nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes në mediat online. Për t’iu përgjigur pyetjes kërkimore, si metodë hulumtuese është përzgjedhur sondazhi, me anë të shpërndarjes së 50 anketave në qytetin e Prishtinës, Kosovë. Anketat janë shpërndarë në mënyrë rastësore, duke synuar kryesisht grupmoshën 18-55 vjec. Sipas analizimit të të dhënave rezultoi se 64% e të anketuarve e kanë përjetuar gjuhën e urrejtjes.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2596

Included in

Communication Commons

Share

COinS