Date of Award
Spring 5-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nehat Ramadani
Language
Albanian
Abstract
Ky punim i përmban 3 pjesë ku secila përshkruan në detaje pjesë të rëndësishme të marketingut. Në pjesën e parë fokusimi është në nocionin e marketingut dhe njohuritë themelore, pjesa e dytë përmban format e organizimit të marketingut, dhe pjesa e tretë përfshin vizionin dhe aktivitetet e marketingut.
Nocioni i marketingut tregon prejardhjen e fjalës marketing dhe atë se çka përmban ai si nocion në përmbajtjen e tij. Këtu përshkruhen edhe elementet të cilat e bëjnë marketingun të suksesshëm, si dhe arsyet se pse duhet bërë marketingu i një produkti. Një pikë e rëndësishme e cila tregon se suksesi i marketingut matet me shkallen që ky funksion i siguron ndërmarrjes mundësinë që t’i njeh:
- Nevojat
- Dëshirat dhe
- Kerkesat e tij.
Pika të tjera të shqyrtimit të literaturës janë:
- Nevojat për organizimin e marketingut në ndërmarrje.
- Format e organizimit të aktiviteteve të marketingut.
- Karakteristikat e organizimit të marketingut sipas funksioneve.
- Kërkimet e tregut, politika e produktit, e çmimit,e promocionit,e distribucionit.
Metodologjia përcaktohet nga disa pika të cilat janë:
- Karakterisitikat e aktiviteteve të marketingut sipas produkteve.
- Karakteristikat e organizimit të aktiviteteve sipas tregjeve.
- Karakteristikat e organizimit të aktiviteteve sipas blerësve.
- Karakteristikat e organizimit të aktiviteteve sipas mënyrave të kombinuara.
Rezultatet janë të rëndësisë së dorës së parë. Përfshijnë:
- Vizionin e ndërmarrjes dhe aktivitetet e marketingut.
- Kontrolli i shpenzimeve të aktiviteteve të marketingut.
- Revizioni i aktiviteteve të marketingut, si dhe
- Strategjitë alternative të marketingut
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1875
Recommended Citation
Kadriu, Lendita, "VIZIONI I NDËRMARRJES DHE AKTIVITETET E MARKETINGUT" (2017). Theses and Dissertations. 1791.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1791