Date of Award

Fall 10-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Bertan Karahoda

Language

Albanian

Abstract

Teknologjia informative është term me të cilin përfshihen të gjitha teknologjitë që përdoren për krijimin, përpunimin, ruajtjen, transmetimin, këmbimin dhe përdorimin e informacioneve në të gjitha format e saj, siç janë: shënimet e biznesit, konverzacionet gojore, fotografitë, pikturat, prezantimet video dhe format tjera, duke përfshirë edhe ato ende të pa krijuara. Kështu i definuar, ky term më së miri integron elektronikën, telekomunikacionin (telecommunications), informatikën (informatics), Internetin dhe mediumet (media).

Në shekullin në të cilin po jetojmë një nga risitë më të mëdha është e ashtuquajtura “Cloud”. Ky kërkim do të shtjellojë teknologjitë Cloud dhe përdorimin e tyre nga personat privatë, kompanitë e ndryshme, anvantazhet dhe disavantazhet e përdorimit. Do të flitet më shumë për sigurinë që ofron teknologjia Cloud, mirëpo si fillim do të shpjegohet në pika të shkurta se si erdhi deri te kalimi nga arkitektura e orientuar në shërbime në Cloud, apo thënë ndryshe nga sistemet klient-server në shërbime të hostuara. Emri cloud computing ishte inspirim nga simboli i resë që ishte përdorur shpesh për të prezantuar Internetin në bllok diagrame. Cloud Computing është termi i përgjithësuar për çdo gjë që përfshihet në dërgimin e shërbimeve për hosting nëpërmjet Internetit. Këto shërbime gjerësisht janë të ndara në tre kategori: Infrastruktura si shërbim (ang. Infrastructure-as-a-Service), Platforma si shërbim (ang. Platform-as-a-Service) dhe Softueri si shërbim (ang. Software-as-a-Service) për të cilat do të flitet më gjerësisht më vonë. Cloud paraqet mënyrën e ruajtjes se të dhënave online duke përdorur platforma virtuale përmes mediumeve te serverëve që janë të lidhur mes vete dhe që kanë qasje në çdo vend dhe në çdo kohë. E vetmja kërkesë është qasja në internet. Qëllimi është që të ofrohet një qasje më e lehtë tek burimet kompjuterike apo shërbimet e teknologjisë informative. Kjo mënyrë jo vetëm që ka ndryshuar performancat e kompanive të ndryshme në terma global por edhe në organizimin e brendshëm, sidomos në departamentin e teknlologjisë informative që të gjithë shkurtimisht e quajmë IT. Është e ditur që programet biznesore kanë qenë gjithmonë shumë të komplikuara dhe të shtrenjta. Është nevojitur shumë lloje hardueri dhe softueri per të vënë në levizje një sistem menagjimi për burimet kompjuterike, ruajtjen e të dhënave dhe qasjen në informacion. Është dashur një ekip i tërë për të instaluar, konfiguruar, siguruar dhe përditësuar këto programe. Cloud është mënyrë më e përshtatshme. Me Cloud është bërë më e lehtë menagjimi i harduerit dhe softuerit sepse tashmë me këtë punë merren njerëz me eksperiencë nga kompani të shumta që ofrojne shërbime te hostuara. Si përfundim mund të themi që shumë njerëz për nevoja personale dhe shumë kompani të profileve të ndyshme po përdorin të gjitha llojet e programeve ne Cloud, si ato që merren me HR, CRM, kontabilitet e shumë të tjera.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1575

Share

COinS