Date of Award
Winter 1-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nehat Ramadani
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i këtij studimi është analizimi i influencës që ka reklama në preferencën e markës. Për të realizuar studimin është përdorur metodologji sasiore. Të dhënat primare janë mbledhur me anë të një pyetësori i cili përbëhet nga 17 pyetje dhe ndahet në tre seksione. Në seksionin e parë paraqiten të dhënat demografike. Seksioni i dytë përbëhet nga tetë pyetje të vlerësuara sipas shkallës likert nga 1-5, me anë të cilave vlerësohet influenca që kanë reklamat në blerjen e një marke dhe seksioni i tretë përbëhet nga 9 pyetje me anë të të cilave vlerësohen faktorët që ndikojnë në preferencën e markës.
Kompania ose marka e marrë në studim është kompania e lëngjeve Jaffa. Arsyeja e përzgjedhjes së kësaj marke është për faktin se është markë që përdor shumë reklama në kanale të ndryshme si dhe njihet gjerësisht nga qyetarët duke na siguruar një numër më të lartë pyetësorësh të plotësuar dhe përgjigje më të sakta. Pyetësorët janë shpërndarë online në media sociale.
Nga analiza e të dhënave rezultoi se influenca e reklamës në blerjen e lëngjeve Jaffa, vlerësohet me 3.03 pikë nga një shkallë vlerësimi 1-5. Vlerësimin më të lartë, të anketuarit e kanë dhënë për pyetjen “informacioni që marr nga reklamat ul mundësinë që të bëj zgjedhje të gabuara” vlerësuar me 3.33 pikë, ndjekur nga pyetja “efkti i markës është i lartë kur vendos të blej lëngje” me 3.26 pikë. Vlerësimin më të ulët të anketuarit e kanë dhënë për pyetjen “besoj se reklama e lëngjeve Jaffa është më e shktrenjtë se e lëngjeve të tjera” vlerësuar me 2.67 pikë.
Lidhur me faktorët që ndikojnë në preferencën e markës, nga analiza rezultoi se janë vlerësuar mesatarisht me 3.67 pikë. Vlerësimin më të lartë e ka faktori “besueshmëria e markës” i cili vlerësohet me 4.07 pikë nga 5 pikë maksimale, ndjekur nga “cilësia e markës” me 3.91 pikë dhe nga “mirënjohja e markës” me 3.89 pikë. Vlerësimin më i ulët është dhënë për “ndikimin e reklamave” në preferencën e markës me 3.37 pikë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1065
Recommended Citation
Kadrija, Jehon, "INFLUENCA E REKLAMËS DHE PREFERENCA E MARKËS" (2017). Theses and Dissertations. 1278.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1278