Date of Award
Winter 11-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Bertan Karahoda
Language
Albanian
Abstract
Imazhet gjithmonë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e njeriut, meqë vizioni është ndoshta kuptimi më i rëndësishëm i qenieve njerëzore. Si pasojë, fusha e përpunimit të imazhit ka aplikime të shumta (mjeksore,ushtarake etj.) në ditët tona më shumë se kurrë, imazhet janë kudo dhe është shumë e lehtë për të gjithë të gjenerojm një sasi të madhe fotografish, falë përparimeve në teknologjitë digjitale. Me një numër të tillë të imazheve, teknikat tradicionale të përpunimit të imazhit përballen me probleme më komplekse dhe përballen me përshtatshmërin e tyre sipas vizionit njerëzor.
Me vizionin që është kompleks, machine learning është shfaqur si një komponent kyҫ i programeve intelegjente.
Duke pasur parasysh rëndësinë dhe zbatimin e gjerë të mësimit të makinës për përpunimin e imazheve dhe njohjen e objekteve, atëherë e kam parë të arsyeshme që përmes kësaj teme të tregojë procesin në tërësi dhe aplikimin e saj në treg.
Teknologjia në përpunimin e imazheve gjdo ditë e më shumë po zhvillohet. Dhe për shkak të këtij përparimi do të ketë miliona dhe miliona robotë për disa dekada, duke transformuar mënyrën e menaxhimit të botës. Përparimet në machine learning in image processing object recognition përfshinë njohjen dhe ndekjen e njerëzve, ndihmon në zbulimin e sëmundjeve të ndryshme si kancerit apo tumorit në tru përmes inqizimeve të ndryshme etj.
Me rritjen e fuqisë dhe sofistifikimit të informatikës moderne, koncepti i llogaritjes mund të shkojë përtej limiteve aktuale dhe në të ardhmen, teknologjia e përpunimit të imazhit do të përparojë dhe sistemi visual i njeriut mund të përsëritet.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.216
Recommended Citation
Kabashi, Natyra, "MACHINE LEARNING IN IMAGE PROCESSING" (2017). Theses and Dissertations. 236.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/236