Date of Award
Summer 8-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mirjeta Domniku
Language
Albanian
Abstract
Ekonomia globale, dekadave të fundit është duke ndryshuar me hapa shumë të shpejtë. Kudo në botë, punonjësit përfaqësojnë një nga pasuritë më të mëdha dhe më të vlefshme për shtetin dhe ndërmarrjen. Shfrytëzimi i faktorëve motivues ka transformuar mënyrën se si bizneset i trajtojnë punonjësit, duke i bërë kështu ata më efikas dhe më efektiv. Për këtë, qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është të “Identifikojë faktorët kryesor të motivimit të punonjësve në ndërrmarje të vogla dhe të mesme në Mitrovicë dhe të pasqyrojë në mënyrë shkencore se arritja e motivimit të punonjësve ndodh vetëm atëherë kur drejtuesit e tyre kuptojnë që motivimi si proces ka të bëjë me njohjen e faktorëve motivues të cilët janë të ndryshëm po aq sa edhe punëtorët brenda një ndërmarrje”.Më konkretisht, studimi hulumton marrëdhënien në mes të performancës së punonjësve dhe faktorëve motivues, me fokus në faktorët e jashtëm dhe të brendshëm. Vërtetimi i hipotezave të studimit është bërë duke përdorur qasjen kuantitative. Për këtë studim, dizajni jo-eksperimentalështë konsideruar si më i përshtatshëm pasi që në hulumtim përfshihen variabla që nuk mund të manipulohen nga studiuesi. Mbledhja e të dhënave është bërë me anë të një pyetësori, ndërsa analizimi i të dhënave është bërë me anë të programit SPSS.Gjetjet e këtij studimi tregojnë se faktorët motivues të jashtëm dhe të brendshëm ndikojnë në performancën e punonjësve në punë. Më tutje, hulumtimi konkludon se punonjësit konsiderojnë rritjen e pagës në mënyrë periodike, avancimin dhe rritjen personale si faktorë kryesor motivues. Në fund, mund të themi se përdorimi i faktorëve të jashtëm dhe brendshëm motivues do të përmisojnë performancën e punonjësve në punë dhe do të mundësojnë ndërveprim pa devijime dhe gabime mes punonjësve dhe ndërmarrjeve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1873
Recommended Citation
Mehmeti, Laura, "NDIKIMI I FAKTORËVE MOTIVUES NË PERFORMANCËN E PUNONJËSVE NË NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME (NVM) NË MITROVICË" (2019). Theses and Dissertations. 1796.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1796