Date of Award

Summer 8-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Judicial Studies (MJS)

Department

Law

First Advisor

Artan Qerkini

Language

Albanian

Abstract

Mungesa e stabilitetit politik gjatë dy dekadave të fundit në Kosovë, ka për pasoj që të drejtat socio-ekonomike, përfshirë të drejtat e punës të mos respektohen ose thënë ndryshe të mos jenë në përputhje me standardet dhe konventat ndërkombëtare. Nëse analizojmë se sa respektohen të drejtat e punëtorëve të punësuar në sektorin privat, krahasuar me të drejtat e punëtorëve të punësuar në sektorin shtetërorë, mund të shohim se kushtet e punës të punëtorëve të sektorit privat janë shumë më të rënda dhe të drejtat e tyre respektohen më pak, dhe shumica e të punësuarve në sektorin privat janë pjesë e ekonomisë joformale.Sa i përket kësaj dukurie negative dhe këtij lloj abuzimi me të drejtat e punëtorëve nuk kemi studime dhe analiza të mjaftueshme të cilat do të na informonin në detaje mbi arsyet e shkeljes së këtyre të drejtave, si dhe të na orientojnë se çfarë politike ose strategji duhet implementuar në mënyrë që këto të drejta të respektohen më shumë ose së paku të përafrohen me standardet e vendosura nga instrumentet ndërkombëtare. Qëllimi i këtij punimi është hulumtimi lidhur me atë se sa respektohen të drejtat e punës në sektorin privat dhe sa në sektorin shtëtërorë.Në kapitullin e parë- është trajtuar zhvillimi i të drejtës së punës në periudha të ndryshme kohore jo vetëm në Kosovë por në përgjithësi, etapat e zhvillimit të saj deri në formimin dhe ndarjen si degë e veçantë e së drejtës dhe si disiplinë shkencore.

Në kapitullin e dytë- janë trajtuar burimet e të drejtës së punës, duke analizuar në detaje si burimet e brendshme ashtu edhe ato ndërkombëtare.

Në kapitullin e tretë- janë paraqitur shtatë parimet kryesore të drejtës së punës.

Në kapitullin e katërt- janë shtjelluar llojet e ndryshme të politikave të punësimit dhe dokumenteve strategjike të cilat i ka implementuar shteti i Kosovës, si dhe është analizuar niveli i zbatimit të këtyre dokumenteve dhe efekti i tyre në uljen e shkllës së papunësis në vend.

Në kapitullin e pestë- jepet një vështrim krahasues rreth mënyrës së themelimit të marrdhënies së punës në sektorin privat dhe atë publik, si dhe respektimit të drejtave të tjera që dalin nga marrëdhëniet e punës.

Në kapitullin e gjashtë- është analizuar dhe krahasuar legjislacioni i punës në Kosovë si dhe legjislacionet e punës në vendet e rajonit, dallimet dhe ngjashmëritë në mes tyre, si dhe është analizuar se sa është harmonizuar legjislacioni i punës së Kosovës me legjislacionin e Be-së.

Fjalët kyqe: të drejtat e punës, sektori privat, sektori publik, marrdhëdhëniet e punës, parimet e të drejtës së punës, politikat e punësimit, dokumentet strategjike, organizata ndërkombëtare e punës, papunësia, legjislacioni i punës, ligji i punës, standardet ndërkombëtrae.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.22

Included in

Law Commons

Share

COinS