Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Blerim Zylfiu

Language

Albaniandd

Abstract

Fillimi i zhvillimit të një dyqani elektronike ka sfida të shumta por, përcaktimi për platformën e duhur është njëra ndër sfidat më të mëdha. Në ditët e sotme ekzistojnë mundësi të shumta të platformave të gatshme, ndërsa ne në ketë punim diplome jemi përcaktuar për krahasimin e Magentos dhe WooCommerce-it.

Për krahasimin e këtyre dy platformave kemi vendos që të përcaktohemi në disa atribute që ne mendojmë që duhet ti i kushtohet rëndësi në fillimin e çdo dyqani elektronikë. Atributet që kemi përzgjedh janë buxheti, lehtësia e përdorimit, metodat e pagesave që ofrojnë platformat dhe përkrahja për rritjen e dyqanit apo scalability.

Të dy platformat Magento dhe WooCommerce përfshijnë disa nga karakteristikat inovative. WooCommerce është mjaft e sigurt për të thënë se është projektuar kryesisht për çdo lloj biznesi ndërsa Magento është më popullor në mesin e kompanive të mëdha sepse ofron mundësi te rritjes së dyqanit duke e bërë atë të përsosur për njerëzit që kanë plane të mëdha.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1680

Share

COinS