Date of Award
Fall 9-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nehat Ramadani
Language
Albanian
Abstract
Një ndër sfidat e shumta që sot ndërmarrjet tona ballafaqohen është edhe marketingu dhe media. Një rëndësi tejet të madhe zë vend edhe identifikimi i strategjive të mirëfillta të marketingut të cilat shpien drejtë zgjerimit të ndërmarrjeve dhe sukseseve të mëtutjeshme, në një kohë ku konkurrenca është shumë e lartë, importet nga vendet tjera sa shtohen, dhe bëhen pengesë për një zhvillim të mirëfilltë të ndërmarrjeve prodhuese.
Vet fakti se në Kosovë, ekziston një mungesë e theksuar e hulumtimeve në fushën e marketingut të produkteve veçanërisht në sektorin privat, kam konsideruar se është me interes që të marrë këtë studim në lidhje me planin e marketingut dhe të medias në një ndërrmarrje, me theks të veçantë në kompaninë “Devolli”.
Ky punim paraqet një çështje shumë të rëndësishme për të kuptuar kontekstin kosovar të marketingut dhe medieve, roli i tyre në ndërmarrje, për të pasqyruar një gjendje aktuale në mbarëvajtjen e proceseve ekonomike dhe vet mënyrën e të bërit biznes. Kjo është një çështje mjaftë komplekse pasi sa do që një ekonomi rrjedhimisht ndërmarrjet biznesore të jenë në nivelin më të lartë të zhvillimit përsëri është shumë e rëndësishme që strukturat e promovimit të përfshijnë marketingun dhe mediet si pjesë të strategjisë në ndërmarrje.
Si bazë e këtij studimi do të merret kompania “Devolli Company”, ku në mënyrë konkrete do të mund të observohen rezultatet para, gjatë dhe pas implementimit te formave të ndryshme të inovacioneve. Ky punim do të mundësojë poashtu edhe në ngritjen e imazhit të kompanisë në fjalë, poashtu do të mund të përdoret edhe si një udhëzues për zhvillimin e strategjive inovative dhe të menaxhimit të ndërmarrjeve në përgjithësi.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1874
Recommended Citation
Miftari, Laureta, "PLANI I MARKETINGUT DHE I MEDIAS NË NJË NDËRRMARRJE" (2019). Theses and Dissertations. 1794.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1794