Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Petrit Ahmeti

Language

Albania

Abstract

Qëllimi i këtij punimi të diplomës është projektimi i një shkolle fillore ne Lipjan, e cila ka për qëllim kryesor plotësimin jo vetëm të nevojave esenciale por dhe ofrimin e kushteve sa më cilësore të secilit nxënës duke i plotësuar të gjitha normativat dhe standardet evropiane. Si fillim janë analizuar strukturat e ngjajshme në rrethinë në mënyrë që të përcaktohet në mënyrë më të qartë se cilave funksione duhet t’u jepet rëndësi më së shumti, mirëpo duke u bazuar në këto analiza vërehet që shkollat në Lipjan nuk i përmbushin nevojat e çdo nxënësi. Në qytetin e Lipjanit aktualisht ekzistojnë 2 shkolla fillore, të cilat nuk i plotësojnë kushtet për mësim. Faza e dytëe analizimit ishte zgjedhja e një lokacioni, i cili kryesisht duhet të kishte qasje të lehtë edhe për të gjitha moshat (nga 5-15 vjeç), mirëpo edhe zona e cila duhej të ndërtohej shkolla, të ishte zonë e cila ka lidhje të mirë me qytetin. Objekti ka lidhje të drejtpërdrejtë me ambientet e jashtme duke bërë të mundur lidhjen me natyrën dhe gjëlbërimin. Faza e fundit e analizave ka qenë zgjedhja e funksioneve adekuate për këtë strukturë të cilat, normalisht kanë nxjerrë në fund edhe një formë të objektit e cila lidhet me konceptin kryesor të projektit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.840

Included in

Architecture Commons

Share

COinS