Date of Award

Summer 8-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Hamëz Rama

Language

Albanian

Abstract

Për dallim nga periudha paraprake kur nuk ishte aq në trend apo i popullarizuar interneti njerëzit nuk ishin të implikuar të shfrytezonin mënyra të llojllojshme për të realizuar marketingun e produkteve dhe shërbimeve të tyre, rrjedhimisht promovimin e produkteve të tyre.

Më parë kompanitë qofshin ato vendore apo ndërkombëtare të cilat prodhonin produkte dhe shërbime të ndryshme, në masë të madhe si mjete për promovimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre kanë shfrytezuar radion, gazetën, fllajerat dhe billbordet e ndryshme pa anashkaluar këtu edhe shpenzimet e shumëfishta të mjeteve financiare për të shfrytëzuar edhe promocionet televizive.

Sot, me evoluimin e internetit dhe përhapjen në masë te madhe të rrjeteve sociale dhe blogjeve të ndryshme, është bërë imperativ shfrytëzimi I rrjeteve sociale për të bërë njoftimin e klientëve (aktual apo potencial) lidhur me produktet apo shërbimet që ka në dispozicion ndërmarrja (prodhuese apo shërbyese).

Si përfundim, mund të themi se përdorimi I rrjeteve sociale në masë të madhe ka ndikuar që shumë kompani të ndryshme, qofshin ato të prodhimit të produkteve apo gjenerimit të shërbimeve kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme duke gjeneruar të ardhura marramendëse duke inforumar shtresat e ndryshme të shoqërise mbi produktet apo shërbimet që I ofrojnë për audiencë, rrjedhimisht klientët e tyre qoftë të konsumit final apo konsumit afarist.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1872

Included in

Business Commons

Share

COinS