Date of Award
Spring 5-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Political Science
First Advisor
Alfred Marleku
Language
Albanian
Abstract
Kosova është një prej shteteve që i takon gjeografikisht Ballkanit Perëndimor, dhe njëkohësisht është shteti i fundit që ka shpallur pavarësinë e saj në kontinentin e Evropës. Rasti i Kosovës konsiderohet të jetë sui generis, për shkak të rrethanave dhe formës se si është krijuar subjektiviteti i saj shtetëror. Duke kuptuar kompleksitetin e çështjes së Kosovës që nga aspekti historik e deri të rrethanat aktuale, çështja shtet-ndërtuese për Kosovën konsiderohet shumë e veçantë për t’u trajtuar. Procesi i shtet-ndërtimit të Kosovës është i ndërlidhur jashtëzakonisht shumë me rolin e Bashkimit Evropian në të, madje mund të konstatohet se nuk ka proces të rëndësishëm shtet-ndërtues që ka kaluar Kosova e që BE-ja nuk ka rol në të. Në kuadër të këtij punimi do të analizohet dhe shpjegohet kontributi i BE-së, si në aspektin e asistencës financiare ashtu edhe profesionale, e deri të roli i misioneve të saj që ka në Kosovë. Pyetja kryesore kërkimore brenda këtij punimi është: kjo, “Cili është roli i BE-së në shtet-ndërtimin e Kosovës?” Me anë të metodës së shqyrtimit dhe analizimit të literaturës, librave të shkruara, botimeve elektronike, raporteve të ndryshme zyrtare, publikimeve shkencore si dhe të gjitha fakteve tjera, do të analizohet dhe shpjegohet hollësisht roli që ka Bashkimi Evropian në këtë proces. Punimi përfshinë pjesën hyrëse që trajton aspektin historik të shtet-ndërtimit të Kosovës, pjesën kryesore në të cilën bëhet prezantimi dhe analizimi i rezultateve, ku trajtohen proceset e ndryshme shtet-ndërtuese në të cilat po kalon Kosova e mbështetur dhe e udhëzuar nga BE-ja si dhe pjesa përfundimtare në të cilën janë paraqitur konkluzionet dhe rekomandimet.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.279
Recommended Citation
Rrecaj, Mergim, "ROLI i BE-së NË SHTET-NDËRTIMIN E KOSOVËS" (2019). Theses and Dissertations. 296.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/296