Date of Award

Fall 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mirjeta Domniku

Language

Albanian

Abstract

Kjo ndikon në zhvillimin e ngritjës së përformancës në ekonomi, eksport shkëmbimin ndërkombtar, duke e ditur që në Kosovë ky nivel nuk është mjaft i ulët dhe kjo mënyrë e ngritjës veqanarisht, konkretisht ndikon në ngritjen e eksportit, përmirësimin e vazhdueshëm të standardit të jetesës ose rritjes së të ardhurave bruto reale.

Qëllimi në këtë punim është në ngritje e standardeve në Kosovë duke përfshirë institucionet, infrastrukturën, stabilitetin makroekonomik, efikasitetin e tregut të punës sofistikimin e biznesit dhe inovacionin si dhe përmirësimin e konkurrencës me faktorët që vendosin për ndërmarrjet, investimet, teknologjinë në efikasitetin e prodhimit dhe cilësin e prodhimit.

Tregu financiar i fundit global ka theksuar rëndësinë kritike të tregjeve financiare për funksionimin e ekonomive kombëtare. Investimi i biznesit është thelbësor për rritjen ekonomike. Prandaj është e rëndësisë së veçantë që ekonomitë kërkojnë tregje financiare të sofistikuara që mund ta bëjnë kapitalin në dispozicion për investimet e sektorit privat. Një sektor efikas bankar dhe financiar gjithashtu siguron që sipërmarrësit të kenë akses në kapital për firmat fillestare. Nga ana tjetër vendet me tregje efikase që janë të pozicionuar mirë për të prodhuar përzierjen e duhur të produkteve dhe shërbimeve janë gjithashtu shtylla kurrizore e aktivitetit të ardhshëm të biznesit. Produktiviteti i biznesit është i lidhur ngushtë me një politikë të konkurrencës të shëndoshë dhe mjedis rregullator.

Ky studim miraton qasjen e konkurrencës së Porters për të vlerësuar tregun financiar dhe efikasitetin e tregut në Kosovë. Ndikimi i këtyre dimensioneve të rëndësishme për konkurrencën kombëtare bazohet në analizën sasiore dhe cilësore të të dhënave.

Ky punim realizohet përmes pyetsorit ku përfshihet analiza për matjen e konkurrueshmëris dhe si të tillë kemi përdorur metodën e mbledhjës së të dhënave nga bizneset në Kosovë dhe në fund të arrijmë të japim kontributintin në rekomandime për bizneset operuese.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1870

Included in

Business Commons

Share

COinS