Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Egzona Osmanaj

Language

Albanian

Abstract

Qysh nga koha e krijimit, njerzit me zhvillim dhe punë kanë kuptuar se duhet të krijohet një vendbanim, një pronësi, për të jetuar, dhe se duhet mbrojtur ajo që fitohet, andaj me zhvillimet e vazhdueshme njerëzore, është zhvilluar edhe arsyeja apo kuptimi I pronësisë mbi një send apo të drejtë dhe mënyrat e ndryshme të mbrojtjes së saj në histori. Pronësia është institucion kryesorë I qdo formacioni ekonomiko- shoqëror, dhe qdo rendi juridik, nga ajo derivohen ose në lidhshmëri me tëlind dhe zhvillohen edhe institucionet e tjera juridike dhe shoqërore.Por, jo vetëm studimi I institucioneve juridike por, edhe të qështjeve tjera juridike, shoqërore, bëhet në lidhshmëri me rëndësinë dhe memarrdhëniet e pronësisë në kudarin e një tipi të caktuar të prodhimit të një shoqërie, në një fazë të caktuar të zhvillimit. Për nga natyra dhe konstruksioni I saj juridik, pronësia paraqet një institucion tejet të ndërlikuar dhe të vështirë, I cili mund të studiohet, paracaktohet e destinohet vetem në lidhshmëri e varshmëri, me marrdhëniet sunduese të produksionit të një strukture shoqërore-ekonomike, te një shoqërie të caktuar. Me kohëështë vrejtur, se pronësia është një prej institucioneve më të vështira për studim, për tënuk mund të jepet një definicion I përgjithshëm për të gjitha mënyrat e prodhimit dhe për tëgjitha sistemet juridike.Pronësia, si vëren Marksi, nuk është gjë tjetër veqse një shprehje juridikee marrdhënieve në prodhim, sepse, shkallët e ndryshme në zhvillimin e ndarjes së punës në të njëjtën kohë, paraqesin edhe forma të ndryshme të pronësisë dhe qdo shkallëe ndarjes së punës përcakton gjithashtu, marrdhëniet reciproke të individit ndaj objekteve material dhe prodhimit të punës. Mirpo, për pronësinë duhet shikuar në procesin e ndryshimeve të vazhdushme të saj, Marksi dhëEngelsi, vërenin se të gjitha marrdhëniet e pronësisë I nënshtrohen, zëvendësimit të përhershëm historik dhe ndryshimeve të vazhdushme historike ( prof.dr.Ëjup Statovci, pronësia, origjina dhë zhvillimi, studim kompërativ, viti ribotimit 2009, botoi dhë financoi, qëvëria ë rks-së. Andaj, gjatë zhvillimit të këtij punimi do nijhëmi gjërësishtëmë pronën, fillët ë saj, zhvillimin, mbrojtjën ë saj, hëqjën dorë nga ajo, mënyrat ë fitimit si dhë të gjitha aspëktët ë pronësisë mbi një sënd, në vëqanti dhë mbi një të drëjtë në përgjithësi).

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.325

Included in

Law Commons

Share

COinS