Date of Award
Winter 1-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Blerim Olluri
Language
Albanian
Abstract
Kriminaliteti është prezent në gjithë botën, diku më shumë e diku më pak. Tendenca e kriminelëve që kryjnë krime është që veprat e tyre kriminale të mos zbulohen në atë mënyrë që identiteti i tyre të mbetet i panjohur. Por në shkencën e Kriminalistikës hetuesit përdorin gjurmët e gishtave , metodë shumë e rëndësishme kjo në zbulimin e identitetit të kryesve . Një gjë shumë e rëndësishme në kuadër të hetimeve të ndryshme që kanë të bëjnë me veprat kriminale apo krimet e rënda është përpunimi kriminalistik i gjurmëve të gishtave të dorës, gishtave të këmbëve dhe provave tjera në vendin e ngjarjes. Shqyrtimi i shenjave të gishtave bëhet ashtu që hetuesit të krijojnë një përfytyrim të saktë për identitetin e kryesit të veprës penale ose krimit. Identifikimi në bazë të shenjave të gishtërinjve është një nga metodat më të sigurta konvencionale të identifikimit. Arsyeja qëndron në faktin që vijat ose figurat papilare që ato i krijojnë i kanë këto karakteristika: (1) papërsëritshmërinë (individualizimi) e vijave papilare, (2) qëndrueshmërinë, (3) aftësinë e kopjimit dhe (4) mundësinë e grupimit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2369
Recommended Citation
Humolli, Elird, "ROLI I DAKTILOSKOPISË NË HETIMIN E KRIMIT" (2020). Theses and Dissertations. 1803.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1803