Date of Award
Fall 10-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Industria ushqimore është ajo pjesë e ekonomisë e cila krijon vlera dhe produkte finale për konsumatorët, duke blerë lëndën e parë dhe duke e përdor atë për të prodhuar ushqim për konsumatorët. Pra, kjo industri prodhon produkte ushqimore për konsum dhe konsumatorët janë ata që vendosin në do ta duan, pëlqejnë apo nëse do ta blejnë atë produkt.
Prandaj, kompanitë që merren me nxjerrjen e produkteve finale për konsumatorët, duhet të jenë shumë të kujdesshme në atë që do t’i ofrojë konsumatorit, duke i kushtuar rëndësi të veçantë të gjithë elementëve që do ta bëjnë të suksesshëm në treg: faktorëve të suksesit dhe strategjisë së operacioneve që ndikojnë drejtpërdrejt në arritjen e synimeve.
Analizimi i faktorëve të suksesit dhe strategjisë së operacioneve në Kompaninë kosovare “Devolli Group”, një kompani me një përvojë 21 vjeçare që operon suksesshëm në tregun vendor dhe atë rajonal, duke synuar shtrirje më të gjerë në rajon, është shembulli më i mirë për tu vlerësuar. Mënyra si është futur në treg, si ka operuar dhe si operon, duke sjellë risi dhe produkte të ndryshme cilësore me çmime konkurruese, na bëjnë të kuptojmë më mirë në praktikë dhe ta analizojmë më mirë rëndësinë e strategjisë së operacioneve në zhvillimin, rritjen e biznesit, të brendit dhe të fituarit e ‘kompanisë lider’ në treg.
Të kuptuarit e rëndësisë që kanë faktorët e suksesit dhe strategjia e operacioneve në menaxhimin dhe zhvillimin e një kompanie që operon në industrinë ushqimore dhe gërshetimi i anës teorike (shqyrtimi i literaturës adekuate nga autorët shqiptare dhe autorë ndërkombëtare), dhe hulumtimin tonë praktik, e bëjnë të veçantë dhe interesant këtë punim.
Nxjerrja nga literatura bashkëkohore e elementeve më të rëndësishme që ndikojnë në faktorët e suksesit dhe strategjinë e operacioneve në industrinë ushqimore, duke i krahasuar me mënyrën si është zhvilluar kjo strategji në shembullin praktik, në kompaninë kosovare “Devolli Group” dhe në anketën e zhvilluar me 17 kompani kosovare, i japin një qasje individual dhe specifike këtij punim.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1868
Recommended Citation
Krasniqi, Jetmire, "FAKTORËT E SUKSESIT DHE STRATEGJIA E OPERACIONEVE NË INDUSTRINË USHQIMORE" (2019). Theses and Dissertations. 1805.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1805