Date of Award
Winter 12-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Ramiz Hoxha
Language
Albanian
Abstract
Në këtë punim diplome do të trajtohet implementimi i arkitekturës së mikroshërbimeve duke përdorur teknologjitë më bashkëkohore si .NET Core dhe React duke u bazuar në sistemin për menaxhimin e temës së diplomës. Mënyra e dizajnimit të arkitekturës softuerike ka evoluar që nga fillimi i përdorimit e deri në ditët e sotme dhe si rezultat i evoluconit kemi dizajne të ndryshme, ku secila nga to përdoret varësisht nga specifikat e sistemit dhe kërkesat që ato i përshtaten në mënyrën më efektive. Qëllimi kryesor i këtij punimi të diplomës është shtjellimi i realizimit dhe implementimit të sistemit për menaxhimin e temave të diplomës në Universitetin për Biznes dhe Teknologji. Implementimi i këtij sistemi është shumë i rëndësishëm sepse ka për qëllim digjitalizimin e procesit të menaxhimit të temave të diplomës në mënyrë që të lehtësohet procesi sa më shumë që është e mundur si për stafin përgjegjës që merret me këtë proces ashtu edhe për studentin. Arkitektura e mikroshërbimeve si njëra nga arkitekturat më të përdorura dhe më efikase kohëve të fundit do të implementohet përmes teknologjisë së Microsoft .NET Core dhe librarisë React të Javascript. Rëndësia dhe avantazhi i përdorimit të arkitekturës së mikroshërbimeve mund të vërehet edhe në pjesën e përshtatjes së ciklit jetësor të sistemit me arkitekturën në fjalë. Fleksibilitetin të cilin na mundëson kjo arkitekturë si në pjesën e zhvillimit të sistemit, ashtu edhe në inxhinierimin e sistemit, e bën këtë arkitekturë të kryesojë në krahasim me arkitekturat e tjera në shumë sisteme të ndryshme. Si rast studimi, “Sistemi për menaxhimin e temave të diplomës” në Universitetin për Biznes dhe Teknologji përdor të gjitha këto teknologji dhe modele arkitekturore, që të arrij një sistem plotësisht funksional.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.2431
Recommended Citation
Krasniqi, Gurakuq, "ARKITEKTURA E MIKROSHËRBIMEVE DUKE PERDORUR .NET CORE DHE REACTJS" (2019). Theses and Dissertations. 1912.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1912