Date of Award
Fall 10-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ermal Lubishtani
Language
Albanian
Abstract
Informacioni luan një rol kyç në përditshmërinë tonë, sa herë që ne duam të marrim ndonjë vendim pa marrë parasysh se në çfarë fushe gjithmonë kërkojmë informata për atë, dëshira jonë është që këto informata të jenë sa më cilësore dhe të besueshme. Nëse flasim për vendime biznesore apo financiare konsiderojmë që raportimi financiar është ajo gjuha që përdoret si lloj komunikimi mes firmave dhe palëve të interesuara për të marrë informatat e nevojshme. Mirëpo se sa këto informata janë transparente, të besueshme apo të krahasueshme do të hulumtohen përmes këtij punimi, ku do të krijohet një koncept rreth rëndësisë së raportimit financiar dhe ndikimit të tij në qëndrueshmërinë financiare të firmave.
Hulumtimi i bërë specifikohet në një set të standardeve të njohura si Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF), ku ato globalisht u shërbejnë interesit publik duke nxitur besimin, rritjen dhe stabilitetin financiar në ekonomi. Të listuara në këtë set janë rreth 166 juridiksione, 27,000 kompani të shtrira në 88 bursa që përdorin këto standarde, vlenë të theksohet se një gjuhë e përbashkët kontabiliteti përdoret nga më shumë se 100 vende, ato i bëjnë raportimet e firmave të kuptueshme dhe të krahasueshme përtej kufijve ndërkombëtar. Kur këto standardet zbatohen në mënyre të duhur dhe të vazhdueshme atëherë edhe informacioni që shpaloset nga to do të jetë me cilësi të lartë, kështu cilësia e ofruar nga këto raporte do t'a bëjë më të lehtë marrjen e vendimeve të duhura.
Në pjesën e rezultateve të punimit u bë analizimi i vendeve që kanë të adoptuar SNRF-të, fillimisht një klasifikim i regjioneve që kanë të lejuar apo të kërkuar këtë grup standardesh dhe pastaj një ndarje e entiteteve që adoptojnë ato, vazhdimi i analizës u bë duke marrë parasysh studimet e mëparshme, u përdoren disa raste të studimit për krahasim, nga analiza e firmave private gjermane u tregua se e ardhmja e raportimit financiar nga firmat private përkrah miratimin e SNRF-ve, për më tepër u theksua një probabilitet i lartë që kanë firmat e palistuara angleze mbi adoptimin vullnetar të setit SNRF, përderisa në Kosovë gjetjet treguan se ekzistojnë probleme nga ana e disa firmave të cilat nuk respektojnë zbatimin e këtij seti standardesh.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1866
Recommended Citation
Loshaj, Hana, "NDIKIMI I SNRF-VE NË QËNDRUESHMËRINË FINANCIARE TË FIRMAVE" (2019). Theses and Dissertations. 1807.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1807