Date of Award

Fall 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Muhamet Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

SMA (Stone Mastic asphalt) ka gjetur përdorim të gjerë në tërë botën si një shtresë e epërme e asfaltit mjaft e mirë. Si trend në rritje në të gjithë botën ashtu edhe në Kosovë vitet e fundit ka gjetur aplikim të madh, sidomos në auto-udhët dhe autostradat qe po ndërtohen vitet e fundit.

Por si çdo material tjetër edhe SMA (Stone Mastic Asphalt) duhet të modifikohet dhe përshtatet me kushtet e lokacionit ku do të vendoset.

Në këtë punim diplome do të paraqiten të gjitha karakteristikat e SMA(Stone Mastic Asphalt) dhe të analizohen përparsitë dhe mangësitë e tij ndaj asfaltit të rëndomt që aplikohet në shtresën e epërme(Asfalt Betonit).

Siç edhe dihet shtresa që i nënshtrohet drejtpërdrejt ngarkesave në komunikacion është shtresa e epërme ose ndryshe quhet edhe shtresa hargjuese, dhe si e tillë i nënshtrohet dëmtimeve.

SMA (Stone Mstic Asphalt) është një përzierje që kërkon ndryshime dhe modifikime gjatë projektimit të përzierjes në mënyrë që të modifikohen karakteristikat dhe të kemi një përzierje sa më të mirë.

Kjo gjë shihet edhe nga numri i madh i specifikimeve varësisht nga vendi i aplikimit. Përdorimi i tij dhe specifikacioni kërkojnë angazhimin e inxhinierëve të specializuar, përvojën dhe vendimin e tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.463

Included in

Engineering Commons

Share

COinS