Date of Award
Summer 7-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurie Imeri-Jusufi
Language
Albanian
Abstract
”Aksionet dhe indekset bursiere” do të jetë tema e cila do të shtjellohet gjatë këtij punimi seminarik në të cilën do të flitet fillimisht rreth nocioneve të ndryshme si aksionet, llojet e aksioneve dhe investimeve dhe klasifikimeve të investimeve, analiza financiare, si zhvillohen analizat dhe kujt i duhen ato analiza financiare, letrat me vlerë, përshkrimin e indekseve më të njohura siç janë Standard and Poor’s, Dow Jones, Nasdaq, Russell 2000, dhe nga Dow Jones janë marr si shembull 3 kompani nga lista e paraqitura dhe janë bërë analiza duke përdorur modelin CAPM, i cili na tregon vendimmarrjen investuese në aksionet e duhura gjithashtu informacione të detajuara si dhe figura të ndryshme rreth uljeve dhe ngritjeve të çmimeve të aksioneve, aksione këto që klasifikohen në indekset e lartpërmendura.
Si pikënisje e konkretizimit të këtij diskursi do të jetë mbledhja e opinioneve dhe teorive nga personalitete, për t’i dhënë kaheje pozitive zhvillimore, ngjarjeve të caktuara problematike.
Si vazhdim tek pjesa e analizës së të dhënave janë marrë 3 kompanitë më të njohura Apple, Microsoft dhe Intel ku janë analizuar në bazë të vlerave të marruar nga Dow Jones, nëse janë nënvlerësuar apo mbivlerësuar aksionet e të tre kompanive.
Në fund janë paraqitur rekomandimet, diskutimet dhe konkluzionet e nxjerra si përfundim i rezultateve të marrura nga hulumtimi.
Krejt në fund, tek referencat mund të gjeni emërtimin e burimeve të dhënave që kanë shërbyer për pasurimin e substancialitetit e asaj që është diskutuar.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1861
Recommended Citation
Camaj, Flaka, "AKSIONET DHE INDEKSET BURSIERE" (2019). Theses and Dissertations. 1817.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1817